Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregtarët e karburanteve janë gati për protestë

Foto: BGNES

Asociacioni i tregtarëve, prodhuesve, importuesve dhe transportuesve të karburanteve shpallën se janë gati për protestë që nga java e ardhshme në se në Kuvend nuk parashtrohet për diskutim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për karburantet (në fuqi që nga janari i këtij viti).

Projektligji do të eliminojë disa tekste kontradiktore në ligj, të cilat shkelin konkurrencën e lirë në treg dhe pengojnë punën e tregtarëve më të vegjël, deklarojnë nga Asociacioni. Projektligji qëllon që të hiqen kërkesat për garanci bankare prej 250 mijë euro (e papërballueshme për tregtarët e vegjël) dhe për kapital në dispozicion të paktën 500 mijë euro, kështu edhe për mbajtjen e 10 mijë bombolave për gaz për nevojat e familjeve.

Ligji për organizimin e tregtisë me naftë dhe produkteve prej nafte është në fuqi që nga 28 janari 2019, por në fakt nuk punon për shkak të shtyrjes së miratimit të akteve nënligjore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD