Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhuesit e perimeve kanë nevojë për treg, ndihmë adekuate dhe mbrojtje kundër konkurrencës jolojale

Po të doni perime dhe fruta bullgare – i blini prodhimet tona, bëjnë thirrje nga Ministria e Bujqësisë

Foto: BGNES

Kopshtarët dhe pemëtarët bullgarë po ndodhen në situatë të rëndë. Sipas Asociacionit të Fermerëve 80% prej perimeve dhe frutave që shiten në Bullgari vijnë nga vendet fqinje apo nga BE-ja. Për “Radio Bullgarinë” Zv.Ministri i bujqësisë, ushqimeve dhe pyjeve Çavdar Marinov i shpjegoi problemet duke i përmbledhur në 3 pika kryesore. Në vend të parë prodhuesit bullgarë kanë nevojë për treg, në vend të dytë – për subvencionim adekuat dhe në vend të tretë  - për mbrojtje nga konkurrenca jolojale.

Me rëndësi të madhe është roli i zinxhirëve të shitjes me pakicë. Tashmë organizuam dy takime me përfaqësuesit e tyre dhe u bëmë thirrje që t’i përkrahin prodhuesit bullgarë. U bëj thirrje dhe klientëve – blini frutat dhe perimet bullgare, kështu bëjnë konsumatorët në shumë vende evropiane. Varietetet tona kanë shije tradicionale dhe shumë karakteristike dhe duhet t’i parapëlqeni sepse janë me cilësi më të lartë. Kjo është një periudhë, në të cilën ne vetë duhet ta ruajmë prodhimin tonë.”

Pyetjes a janë të mjaftueshme subvencionet, të cilat prodhuesit bullgarë marrin nga shteti me qëllim që të rritet konkurrueshmëria e tyre sa u përket produkteve të huaja më të lira, Zv. Ministri ishte kategorik: “mjetet kurrë nuk mjaftojnë”.

Në BE ka një shpërndarje të fondeve që nuk është mjaft e drejtë – vendet-anëtare të vjetra marrin më shumë në krahasim me ato të reja”, shpjegoi z. Çavdar Marinov. “Bullgaria dhe anëtaret e tjera të reja insistojnë për barazim gradual të këtyre subvencioneve. Por jo çdo gjë është lidhur me subvencionet. Asociacionet e prodhuesve insistojnë për kthimin e TVSH-së për perimet dhe frutat. Ne në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministria e Financave e përkrahim këtë nismë. Një mekanizëm i tillë prej vitesh punon për prodhuesit e drithërave. Agjencia Kombëtare për të Ardhurat (institucioni tatimor) është e mendimit se ky mekanizëm është pozitiv, sepse kështu prodhuesit dalin nga ekonomia joformale dhe nuk fshehin të ardhurat e tyre. Ka dhe tregtarë të cilët importojnë perime dhe fruta në mënyrë ilegale. Këtu mund të përmend disa shembuj – domate me çmim 6-7 eurocentë, patate për 5 eurocentë. Aktualisht kemi një iniciativë për krijimin e bazës së të dhënave për regjistrimin e tregtarëve. E gjithë kjo duhet të kontrollohet rreptësishtë, duhet të dimë se çfarë hamë dhe nga cili vend vijnë produktet, a janë paguar të gjitha  tatimet”.

Kur mund të rinegociohen subvencionet evropiane, të cilat janë përcaktuar akoma gjatë aderimit të Bullgarisë në BE?

“Aktualisht zhvillojmë debatet për periudhën tjetër programore, shpjegoi Çavdar Marinov. Tani momenti është i përshtatshëm dhe u bëj thirrje bujqve dhe të gjitha organizatave në këtë degë që të marrin pjesë në përgatitjen e dokumenteve, në bazë të të cilave do të shpërndahen subvencionet . Tani është momenti më i përshtatshëm, kur prodhuesit duhet të tregojnë pozitën e tyre në mënyrë të qartë dhe ta mbrojnë me fakte konkrete dhe shifra. Në bazë të të dhënave konkrete do të përpilohen dokumentet e programit për 5 vitet e ardhshme. Vlera e përbashkët për subvencionimin e perimeve dhe frutave nga ana e shtetit është 40 mln. euro. Asnjë vend tjetër tani për tani nuk ofron aq shumë para nga buxheti i vet. Por përsëri kthehem tek pyetja juaj – a janë të mjaftueshme këto fonde, dhe përsëri pohoj – kurrë nuk do të jenë të mjaftueshme, derisa ka pabarazi në tregjet e ndryshme evropiane. Tregu i përgjithshëm evropian nuk është aq i madh. Prodhuesit tonë duhet të konkurrohen me prodhuesit nga BE-ja, të cilët marrin më shumë mjete evropiane dhe në të njëjtën kohë kanë kapacitet më të madh të prodhimit sepse puna e tyre është organizuar mjaft mirë në vazhdim të shumë vjetëve. Ata kanë përvojë më të madhe. Kështu vlera e produkteve të tyre është më e vogël. Prandaj u bëj thirrje prodhuesve bullgarë që të jenë sa më aktivë dhe të marrin pjesë në programet për zhvillimin e rajoneve rurale, të blejnë teknikë, të përdorin inovacione, të bëhen sa më të aftë për konkurrencë”.

 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD