Një film bullgar mori dekoratë në edicionin e 64 të festivalit kinematografik në San Sebastian në programin “Regjisorë të rinj”. “Motra” është filmi i dytë me metrazh të plotë të Svetlla Cocorkovës. Filmi u vlerësua lart nga kineastët dhe nga festivalet në Aras, Selanik dhe HongKong. Në film tregohet për jetën e një vajze, e cila vë në rrezik tërë familjen e saj për shkak të gënjeshtrave të saj tragjikomike. Roli kryesor është i aktores së re Monika Najdenova. Marrin pjesë gjithashtu aktorët Asen Bllateçki, Valentin Ganev, Elena Zamjarkova, Ivan Savov, Svetllana Jançeva. Skenari është i Svetosllav Ovçarovit dhe Svetlla Cocorkovës. Xhirimet janë prodhim i përbashkët me Katarin.
Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..