Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Etnografi amerikan Martin Koeing na tregon Bullgarinë nga vitet е 60-të të shekullit të XX-të

7
Foto: BGNES

“Një jehonë nga Ballkani i shekullit të XX-të: Portrete dhe tinguj nga Bullgaria" - kështu është titulluar ekspozita me fotografi dokumentare bardh e zi, të bëra  përpara 50 vjetëve në Bullgari  dhe në akoma  6 shtete ballkanike. Kuadrot origjinale mund të shikohen deri më 17 nëntor në Galerinë Kombëtare të Arteve /Pallati/ në Sofje.

Në qindra metra shirit xhirimi dhe incizime audio një etnograf amerikan ka ruajtur skenat e fundit autentike nga Bullgaria nga vitet e 60-të dhe 70-të të shekullit të kaluar. “Fotografitë na kthejnë në një kohë të kaluar përgjithmonë. Ato tregojnë më shumë sesa arkivat dhe dokumentet" - tha Nënpresidentja Ilijana Jotova  nën patronazhin e së cilës po zhvillohet ekspozita. Që të gjitha 73 krijimet e zgjedhura dhe të ekspozuara janë vepër e Martin Koeing.

Martin KejnigCili është njeriu që tek ne e quajnë “amerikani me fat”?

Në fillim të verës së vitit 1966 një amerikan i ri ka mbërritur në Bullgari, plot me një energji pozitive dhe i mahnitur nga origjinaliteti i kulturës etnike dhe muzikore jo mirë i njohur në Amerikë të Evropës Juglindore. Gjatë kësaj kohe Martin ka qenë koreograf i valleve popullore në kolegjin “Barnard” pranë Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork. Ai ka nisur drejt Bullgarisë me një letër rekomandimi të adresuar  deri tek “ai që duhet”. Një nga rekomandimet të cilat i sjellë bashkë me letrën, i cili prezanton misionin e tij tek ne, ai e ka marrë nga një mjek bullgar, i cili ka emigruar në Shtetet e Bashkuara. Martini ka qenë pacient i tij, por del se ky është Zhivko Angellushev - vëlla i mjeshtrit tonë të grafikës Boris Angellushev. Kështu nga shtëpia e familjes Angellushevi në Sofje ka filluar rruga e Martin Koeing në Bullgari. Boris Angellushev  ia ka prezantuar mikun e huaj  shokëve të vet, ndër të cilët janë poeti Valeri Petrov dhe piktori  Hristo Nejkov. Në periudhën 1966-79 Martin Koeing e ka vizituar 6 herë vendin tonë dhe ka grumbulluar pa pengesa portretet e paçmueshme dhe tingujtë, të cilët i ruan deri më sot. Gjatë kohës së njërës prej vizitave të tij, në tubimin e qytetit Koprivshtica, ai ka dëgjuar zërin e këngëtares nga malet Rodopi Valja Ballkanska. Martin është një nga krijuesit  e Qendrës së muzikës tradicionale  dhe të vallëzimit në Nju Jork - një organizatë që ka mbështetur për 38 vjet të drejtën e çdo grupi etnik për të ruajtur trashëgiminë e tij kulturore. Me ndihmën e tij janë xhiruar disa filma dokumentarë, janë incizuar pllaka gramofoni, dy nga të cilat me incizime nga Bullgaria. Pikërisht në një prej tyre  është dhe kënga “Ka dalë Deljoja hajdut”  në interpretim të këngëtares Valja Ballkanska dhe të gajdexhinjve Stefan Zahmanov dhe Llazar Konevski. I kujtohet se incizimi është bërë në një shkollë  në qytetin Smoljan.Valja Ballkanska-viti 1968 Pikërisht kjo këngë nga krahina bullgare e Malit të Rodopeve më vonë është bërë pjesë e seleksionimit për pllakën e artë, e cila fluturon në Kozmos në bordin e dy anijeve kozmike - Voyager 1dhe 2 /1977/, si një mesazh muzikor nga Toka.

Paralelisht më këto incizime në terren, gjatë kohës së projektit të vet në Bullgari, Martin ka fotografuar me aparat fotografik dhe një kamerë 16 mm qindra fotografi bardh e zi jo vetëm në Bullgari, por dhe në Rumani, Greqi dhe Jugosllavi. Mes tyre është dhe fotografia e Valja Ballkanskës nga koha e incizimit legjendar. Tani Martin Koeing përsëri ndodhet për vizitë tek ne, por tanimë që të tregojë përshtypjet e tij për atë Bullgari tanimë të zhdukur, por dhe që të mund të takohet me një pjesë prej njerëzve, të cilët kanë marrë pjesë dhe e kanë ndihmuar për suksesin e misionit të tij etnografik.

“Më vjen shumë keq që nuk e flas gjuhën bullgare, por për herë të fundit e vizitova për një kohë të gjatë Bullgarinë përpara 40 vjetëve, tregoi në Sofje autori i ekspozitës “Një jehonë nga Ballkani”. Unë nuk jam fotograf për nga profesioni  dhe më pëlqen shumë të fotografoj njerëzit të cilët i takoj. Por falënderimet e mia të posaçme janë për fotografin bullgar Ivo Haxhimishev, i cili më ndihmoi të organizoj arkivin tim. Me ndihmën e tij e bëmë ekspozitën. Ajo tregon një moment të shkurtër nga historia e Ballkanit, por për mua ky është një moment shumë special. Gjatë kësaj periudhe - kur vija në Bullgari deri në vitin 1979, shikoja sesi gjërat këtu përmirësoheshin vazhdimisht, sesi Bullgaria hapej  dhe njerëzit, të cilët përpara kësaj jetonin në kushte shumë të rënda, fillonin një jetë më mirë. Iu falënderoj të gjithë kolegëve bullgarë, të cilët gjatë atyre viteve  më ndihmonin t'i realizoja studimet e mia, sepse unë nuk jam shkencëtar, i cili merret me Ballkanistikë. Që atëherë në zemrën time mbaj një lidhje shumë të thellë me Bullgarinë ”.

Foto: nationalgallery.bg

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD
Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD