Vazhdimi i punës i minierave të qymyrit dhe i centraleve termoelektrike është qëllimi kryesor i punës sonë, sepse kështu do të garantohet siguria energjetike e Bullgarisë. Këtë e tha Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova në takimin e saj me sindikatat e punëtorëve në sektorin e energjetikës.
Ajo kujtoi se në planin e integruar të vendit në sferën e energjetikës dhe klimës është parashikuar vazhdimi i punës së centraleve termoelektrike të kompleksit “Maritsa-Iztok” deri në vitin 2030 me horizont deri më 2050. Centralet që punojnë me qymyrgure do të mbeten prodhuesit kryesorë të energjisë elektrike në Bullgari. Arsyeja për këtë është se vendi disponon me vendburime linjiti, kurse s’ka gjë më të sigurt për diversifikimin e burimeve energjetike se resursi vendor.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..