Kryeministri Bojko Borisov është për një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut nga data 24 deri më 27 shtator. Qëllimi i kësaj vizite të parë të kryeministrit bullgar në Kore është zgjerimi i dialogut politik, ekonomik dhe kulturor midis të dyja vendeve. Borisovi do të takohet me kryeministrin Lee Nak-yeon dhe me presidentin e vendit Moon Jae-in. Kryeministri bullgar do të vizitojë qendrën për veprimtari shkencore dhe zhvilluese të kompanisë “ Hyundai Motor Group” dhe Universitetin për gjuhë të huaja “Hankuk” në Seul. Në delegacionin bullgar i cili e shoqëron kryeministrin janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, Ministri i financave Vlladisllav Goranov, Ministri i transportit Rosen Zheljazkov dhe Ministri i ekonomisë Emill Karanikollov.
Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..
Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..