Presidenti Rumen Raev merr pjesë në punën e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së në Nju Jork. Atje Radevi bisedoi me presidentin e Moldavisë Igor Dodon. Të dy pohuan se Universiteti i Taraklisë “Grigorij Cambllak” do të bëhet filial i Universitetit të qytetit Ruse (Bullgari Veriore) “Angell Kënçev”.
Gjatë bisedimeve me homologun e tij irakian Barham Salih Radevi ka prekur temën për zgjerimin e pranisë bullgare në shtetin arab në fusha si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura, ku Bullgaria ka pasur pozita të forta në të kaluarën.
Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, e cila gjithashtu merr pjesë në sesionin e OKB-së u takua me diplomatin e parë të Indisë Subrahmanyam Jaishankar. Me qëllim lehtësimin e partneritetit strategjik ndërmjet të dyja vendeve në 15 qytete indiane do të lëshohen viza për udhëtim në Bullgari – diçka që do të lehtësojë kontaktet midis njerëzve dhe bizneseve, nënvizuan të dy ministrat.
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara nënujore të vendosura në shtratin e detit përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Zona ujore e mbuluar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..