Ministri i Punëve te Brendshme Mlladen Marinov deklaroi se situata e tanishme lidhur me fluksin e migrantëve është e vështirësuar. Marinovi e bëri këtë deklaratë pasi u takua me Ministrin grek të Migracionit Georgios Kumutsakos. Tërë Evropa është e rrezikuar nga migracioni, por për Bullgarinë kjo çështje është me rënësi shumë të madhe, sepse ajo është kufi i jashtëm i BE-së. Me Ministrin grek janë shqyrtuar veprime të përbashkëta adekuate. Tashmë ka masa për kufizimin e presionit të migrantëve, por ka nevojë që politika e BE-së të përqendrohet te zonat më problematike, siç aktualisht janë Mesdheu Lindor dhe kufiri tokësor me Turqinë. Bullgaria ngul këmbë para KE-së për masa në tri drejtime – forcimi i kontrollit të lëvizjeve të migrantëve brenda BE-së, forcimi i rojës në kufij dhe veprime jashtë kufijve të BE-së me vendet e origjinës së migrantëve dhe të transitit, saktësoi Ministri i Punëve të Brendshme.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..