Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetarët nga programi “Horizont” i BNR-së kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të radios

Foto: BGNES

Në dëgjim në Këshillin për Mediat Elektronike gazetarët nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare kërkuan dorëheqjen e drejtorit të medias Svetosllav Kostov dhe të Këshillit të saj Drejtues. Kërkesën e tyre kolegët e argumentuan me presionin e ushtruar kundër gazetares Sillvija Velikova dhe me dyshimet për këtë se transmetimi i programit është ndaluar pa pasur arsye teknike për këtë. Më 13 shtator transmetimi i programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare ishte ndërprerë për 5 orë.

Kujtojmë se më 17 shtator hetimi i bërë me urdhër të Kryeprokurorit Sotir Cacarov tregoi se nuk ka pasur arsye teknike për ndërprerjen e transmetimit të programit “Horiziont”. Atëhetë drejtori i radios shpjegoi se ndërprerja pa precedent në historinë e medias nuk është lidhur me presion politik të ushtruar mbi radio, por është provokuar nga gjendja e keqe teknike e radios.

Pastaj çështja kaloi në kompetencën e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes, e cila duhet të vlerësojë në se me kërkimin e profilaksisë teknike drejtori teknik i Radios Kombëtare Bullgare ka kryer vepër penal.

Pas seancës së sotme të Këshillit për Media Elektronike kryetarja e tij Sofija Vlladimirova deklaroi se akoma sot Këshilli do t’i drejtohet Prokurorisë për presion dhe përpjekje për censurë në Radion Kombëtare Bullgare. Anëtarët e këtij organi të kontrollit do të diskutojnë se cili do të jetë fati i drejtorit Svetosllav Kostov më 27 shtator.

Radioja Kombëtare do të marrë sanksion për shkak të ndërprerjes së transmetimit të programit “Horizont”, sepse kjo është shkelje e licencës së saj për transmetim 24-orësh, por akoma nuk është e qartë shuma konkrete e gjobës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD