Dhoma industriale dhe tregtare Gjermani-Bullgari bashkë me organizata të tjera të biznesit dhe dhomat tregtare franceze, italiane, austriake, rumune dhe suedeze në Sofje do të punojnë për kapërcimin e pritjeve negative në shoqërinë tonë të lidhura me ekonominë bullgare.
Anketa e organizuar nga Dhoma bullgaro-gjermane tregon se 74% prej të anketuarve mendojnë se në mediat bullgare dominojnë lajmet e këqija për ekonominë bullgare, kurse 64% duan të marrin informacione të lidhura me nisma dhe afaristë të suksesshëm bullgarë.
Fushata nuk është reklamë, por qëllimi i saj është të ndryshojë mjedisin e informacionit, i cili është tepër negativ dhe i demotivon bullgarët, shpjegon një nga organizatoret Lidija Shuleva.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..