Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interpoli e heq nga buletini i kuq bullgarin Zheljaz Andreev të akuzuar për shkelje të embargos ndaj Sirisë

Zheljaz Andreev
Foto: Facebook

Zheljaz Andreev, i cili ishte hetuar në Shtet e Bashkuara të Amerikës për shkeljen e embargos për tregti me Sirinë, tashmë është hequr nga buletini i kuq i Interpolit. Këtë e njoftoi vetë Zheljaz Andreevi pas takimit të tij me Kryeministrin Bojko Borisov, në të cilin e ka marrë dokumentin për heqjen nga buletini. “Jam njeri i lirë”, komentoi ai.

Kujtojmë se gjatë prillit të vitit 2018 bullgari 29-vjeçar ishte akuzuar në SHBA për këtë se si përfaqësues i një kompanie amerikane me zyrë në Bullgari ia ka shitur pjesët këmbimi për avionë një kompanie ajrore siriane duke shkelur embargonë amerikane ndaj Sirisë. Çështja ishte zgjidhur me ndihmën aktive të institucioneve bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje u mbajt një takim pune për ndërtimin e linjës hekurudhore përgjatë Korridorit Nr. 8

Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..

botuar më 24-11-01 8.46.PD
Pamje nga qyteti Dobriç, Bullgaria Verilindore

Parashikimi i motit për 1 nëntorin

Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..

botuar më 24-10-31 7.40.MD
Deljan Peevski

Peevski thërret një konferencë për të "pastruar autokratët nga DPS"

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të..

botuar më 24-10-31 6.12.MD