Pacientë, të cilët u janë nënshtruar transplantimeve apo të tillë që presin transplantime dolën në protestë këtë mëngjes para Ministrisë ë Shëndetësisë të organizuar nga Asociacioni “Hipertensioni Pulmonar”. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit të madh që vazhdon tashmë dy vjet me mungesën e transplantimeve të mushkërive tek ne dhe me Programin Kombëtar për Dhurimin.
Para Radios Kombëtare Bullgare Todor Mangërov – kryetari i Asociacionit “Hipertensioni Pulmonar” tha se shumë prej njerëzve, të cilët kanë nevojë për transplantim janë detyruar të emigrojnë në vende të tjera të Bashkimit Evropian, ku kanë akses më të lehtë tek mjekimi i domosdoshëm.
Aktualisht njerëzit, të cilët presin transplantime të mushkërive janë 19.
Ministri Kirill Ananiev u takua personalisht me ta dhe u angazhua me zgjidhjen e këtyre problemeve brenda afateve sa më të shkurtra.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..