“Për industrinë përgjigja e pyetjes “A ka krizë apo jo?” është e qartë – Kriza e erdhi”. Këtë e deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare Kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial Vasill Velev. Ai vuri në dukje se për muajin qershor statistika ka konstatuar ulje të eksportit me 6.4 për qind. Sipas fjalëve të tij në inxhinieri, elektroteknikë, tekstil, prodhimin e mobilieve dhe të metaleve ka ulje të shitjeve që prej disa muajsh. “Për herë të parë që prej shumë kohe pasiguria e tejkalon problemin lidhur me resurset njerëzore”, vuri në dukje Velev. Për shkak të mungesës së porosive të mjaftueshme për disa prej ndërmarrjeve java e punës do të jetë prej 3 ose katër ditësh pune, gjë që çon në pakësimin e pagave të dhjetëra mijë njerëzve. Për këtë shkak biznesi ka kërkuar bashkëpunim nga shteti. Pyetjes nëse do të arrihet deri tek recesion në Bullgari Velev iu përgjigj: “Kur industria fillon të ecë poshtë, ekonomia është inerte, ky është drejtimi”. Pas shpenzimeve të shumta për gjuajtësit mund të themi se në një moment ERM II do të largohet për shkak të deficitit të madh në qoftë se nuk merren masat përkatëse”, paralajmëroi Kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial.
Pohimet e Asociacionit të Kapitalit Industrial se pritet recesion ekonomik në Bullgari u refuzuan nga Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov.
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..