Kryetarja e re e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen pohoi listën me 27 komisionerë të rinj në përbërjen e re të Komisionit Evropian. Përfaqësuesja bullgare në të do të jetë Maria Gabriel. Pritet se nesër Ursula Von der Leyen do të njoftojë zyrtarisht ndarjen e resorëve. Pastaj përbërja e komisionit duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha në lidhje me këtë çështje se sipas tij Bullgaria do të marrë një resor të denjë, modern dhe me financim të paktën tri herë më të lartë, sesa është ai i deritanishëm – Ekonomia Digjitale dhe Shoqëria Digjitale, në krye të të cilit është komisionerja Maria Gabriel (2017-2019).
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..