Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

9 shtatori - data e cila vazhdon t’i ndajë bullgarët

Foto: arkiv

Më 9 shtator mbushen 75 vjet nga një ngjarje, e cila mbetet në historinë bullgare si një moment kthesë midis dy sistemeve shoqërore rrënjësisht të ndryshme, fundi i Mbretërisë Bullgare dhe fillimi i Republikës Popullore të Bullgarisë. Në mesin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike kalon në ofensivë pas betejës tek Stalingradi dhe arrin deri në Rumani gjatë gushtit të vitit 1944, Bullgaria akoma është aleate e Gjermanisë Naziste.  Nën kërcënimin prej veprimeve ushtarake nga ana e Bashkimit Sovjetik, Bullgaria i ndërpret marrëdhëniet e veta me Rajhun e Tretë, duke u munduar të ruajë sovranitetin e vet. Pavarësisht nga këto përpjekje, në mbrëmjen duke u gdhirë 9 shtatori i vitit 1944, qeveria bullgare, në të cilën janë tërhequr disa parti demokratike, është e rrëzuar. Me ndihmën e forcave të  Frontit të Tretë Ukrainas të Ushtrisë së Kuqe, në krye të vendit qëndron qeveria e Frontit Patriotik, të kryesuar nga Kimon Gjeorgjiev.  Kështu Bullgaria bie në sferën sovjetike të ndikimit dhe e nis rrugën e zhvillimit socialist. Në muajt deri në fund të vitit 1944, pason një valë e vetëgjyqësisë me njerëzit e papërshtatshëm pa gjykim dhe dënim, deri në formimin e të ashtuquajturit Gjyq Popullor. Të dhënat për numrin e të vrarëve gjatë kësaj periudhe sipas burimeve të ndryshme ndryshojnë midis 15 000 dhe 40 000 veta. Vetëm për 4 muaj Gjyqi Popullor shpall 9 550 aktdënime, nga të cilat 2 730 janë dënime me vdekje dhe 305 dënime të përjetshme. Mes të dënuarve si armiq të popullit janë ministra, deputetë, gjeneralë, gazetarë, bankierë, kryebashkiakët, priftërinjtë, pronarët e tokave, mësuesit. Këto ngjarje të përgjakura kanë dhe parahistorinë e vet, e cila sipas Ligjit për mbrojtjen e shtetit, i cili është në fuqi nga janari i vitit 1924 deri në tetor të vitit 1944, zhduken pa lënë gjurmë në varreza masive shkrimtarë të njohur, gazetarë dhe figura publike si Geo Milev dhe Josif Herbst, kurse poeti Nikolla Vapcarov është pushkatuar.

Historia e lidhur me periudhën rreth Luftës së Dytë Botërore mbetet një temë e dhimbshme për bullgarët, të cilët nuk mund të harrojnë tregimet e të afërmve të vet, të cilët kanë jetuar pikërisht në këto vite. Nga njëra anë janë dokumentet arkivore të regjimit totalitar nga e kaluara jo e largët, kurse nga ana tjetër-dëshmitë për reprezaljet e zymta dhe shamata të mëdha me kundërshtarët e drejtuesve në pushtet përpara dhe pas vitit 1944.

Deri përpara 30 vjetëve, data 9 shtator 1944 lidhej me fitoren mbi nazi-fashizmin, zhdukjen e rendit kapitalist dhe ndërtimin e një shoqërie të drejt sociale. Por pas 10 nëntorit të vitit 1989, kur Bullgaria hedh poshtë regjimin totalitar si një formë  të drejtimit dhe ndërron kursin e zhvillimit të vet politik, pozita zyrtare bullgare e përcakton këtë ditë si “një grusht shteti ushtarak” i cili ka çuar deri në likuidimin e demokracisë në Bullgari.

Prandaj dhe pozita zyrtare bullgare e shprehur kohët e fundit  nga Ministria e Punëve të Jashtme mbi këtë çështje është se “9 shtatori dhe pasojat e tij duhet të vazdhojë të analizohet nga historianët dhe shkenca historike, që të marrim një vlerësim të plotë dhe të saktë për ndikimin mbi zhvillimin e Bullgarisë gjatë shekullit të 20”. Shkak për këtë deklaratë është ekspozita e organizuar më 9 shtator nga Ambasada e Federatës Ruse “75 vjet nga çlirimi i Evropës Lindore nga nazizmi” . Në lidhje me këtë Ministria e Jashtme e këshilloi ambasadën ruse “të mos të zërë pozitë në përkrahje të një teze të dyshimtë historike(“çlirim”), e cila u jep disa privilegje vetëm disa qarqeve politike në Bullgari” dhe e përcaktoi këtë si “një ndërhyrje në debatin e brendshëm politik në vendin tonë”. Reagimi përkatës i palës ruse qe se ekspozita ka për qellim të njohë opinionin bullgar me materiale arkivore nga depot ruse dhe “nuk ka asgjë të përbashkët as me debatin e sotëm të brendshëm politik bullgar, as me forcat e veçanta politike”.

Interpretimi i të gjitha këtyre ngjarjeve nuk është i njëanshëm dhe prandaj kjo periudhë nga historia  duhet të trajtohet bashkë me marrëdhëniet shkak-pasojë të cilat kanë çuar në të. Kurse deri në shpjegimin objektiv të historisë së sotme do të jemi larg, derisa në kujtesën kolektive të bullgarit këto ngjarje kanë shenjë të ndryshme. Ajo, me të cilën janë dakord që të gjithë është se ajo që ka rastisur gjatë gjysmës së dytë të viteve 40 nga shekulli i kaluar ndryshon rrënjësisht zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore bullgare dhe mbase do të vazhdojë të ndikojë dhe në të ardhme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD