Një grup pune pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të propozojë gjatë kësaj vjeshte ndryshime në legjislacionin e punës. Në nivelin e ekspertëve do të shqyrtohet dhe këmbëngulja e Konfederatës së Punës “Podkrepa” për kufizimin e llogaritjes totale të orarit të punës. Këtë e tha Ministri i Punës Biser Petkov në një forum në Sofje, i cili ua kushtua politikave sindikaliste për punësim të qëndrueshëm, punë të denjë dhe evitimin e pasigurisë në rritje në vendin e punës. Forumi u zhvillua më 30 dhe 31 gusht në Sofje, në kuadrin e programit të arsimit të Qendrës Evropiane të Punës EZA, me organizator sindikata “Podkrepa”.
Sipas fjalëve të ministrit, sfidat, përpara të cilave ndodhet tregu i punës në çdo shtet nga Bashkimi Evropian, janë të lidhura me gjetjen e mundësive më të mira për sigurimin e punësimit të qëndrueshëm dhe punës së denjë, që t’u shmangemi pasigurisë së punonjësve dhe kufizimit të të drejtave të tyre sociale. Sipas Biser Pertkovit parimet e parashikuara në “Shtyllën Evropiane” të të drejtave sociale duhet të kenë një rol kyç. Mes sfidave bazë përpara shoqërisë bullgare ai dalloi ndryshimet demografike, domosdoshmërinë për kalimin drejt qëndrueshmërisë së mjedisit rrethues dhe drejt ndryshimit të modeleve të prodhimit, punës dhe marrëdhënieve të punës.
Petkov komentoi dhe kërkesën e re të “Konfederatës së Punës “Podkrepa” për llogaritjen totale të orarit të punës, si opsion ligjor, i cili aplikohet në prodhimin me regjim të pandërprerë dhe në punën me ndërrime. Ai rikujtoi se gjatë muajit maj të këtij viti Ministria ka deklaruar gatishmëri të iniciojë ndryshime në Kodin e Punës, mes të cilave ka qenë dhe kjo për një llogaritje totale të orarit të punës. Por këto ndryshime nuk kanë takuar një kuptim të përgjithshëm dhe një përkrahje mes partnerëve socialë, tha akoma Ministri Petkon dhe shtoi:
“Shpresoj se tani në këtë grup pune, i cili ka një mandat më të gjatë, do të bëhen propozime të pranueshme për të dyja palat. Këtu siç vihet në dukje, punëdhënësit kanë një pozitë tjetër. Nga kjo pikëpamje kjo e cila qe bërë më herët, ishte lidhur me përsosjen e mekanizmit për llogaritjen e kohës totale të punës, përmes ndryshimeve në rregullore. Mirëpo, çështja në përgjithësi është për vendin e këtij mekanizmi dhe derisa ai është në përshtatje me ndalimin e përgjithshëm të punës jashtë orarit, që ekziston në Kod. Por a aplikohet llogaritja totale dhe në sektorë dhe veprimtari, ku nuk ekziston nevojë objektive - këto janë çështje, të cilat diskutohen në kuadrin e këtij grupi të punës dhe unë shpresoj, se do të gjejnë konsensus.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..