Të krishterët në botë shpeshherë e quajnë Shën Joan Pagëzorin (Pararendësin) “burrin më madhështor të lindur nga një grua e zakonshme” (sepse Krishtin e ka lindur një virgjëreshë). Ai ka predikuar se bota tashmë e ka Shpëtimtarin e vet. Ata, të cilët i kanë besuar atij, Joani i ka pagëzuar në ujërat e lumit Jordan. Më vonë ai e ka pagëzuar dhe vetë Krishtin. Ia kanë prerë kokën me urdhër të Irodit.
Kisha Ortodokse Bullgare e nderon Shën Joanin pesë herë në vit. 29 gushti është dita e hidhërimit (si e Premtja e Madhe, kur vuajmë për Jisu Krishtin), sepse këtë ditë ia kanë prerë kokën e Shenjtorit. Besimet bullgare të lidhura me këtë ditë janë të shumta. Sipas njërit prej tyre ajo e ndërpret verën dhe pas kësaj moti ftohet. Nga ana tjetër besohet se qeniet mitike si dragonjtë dhe zanat, si dhe të gjithë zvarranikët shkojnë në vrimat e tyre në fund të botës dhe tashmë nuk janë të rrezikshme për njerëzit. Në këtë ditë nuk duhet të punohet, nuk duhet të hahen fruta dhe perime të kuqe dhe të pihet verë e kuqe (për shkak të gjakut të derdhur të shenjtorit).
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..