Përpara se të vijë vjeshta një pjesë nga elita krijuese në Bullgari bën një takim në qytetin Sozopoll në kuadrin e festivalit të arteve “Apollonia”. Sivjet, viti është më special për organizatorët e ngjarjes, me qenë se zhvillohet edicioni i 35. Në ditët e festivalit - nga data 29 gushti deri më 7 shtator, publiku në qytetin Sozopoll do të presë disa nga artistët dhe krijuesit më të famshëm dhe të dalluar në fushën e muzikës, të kinemasë, të teatrit, letërsisë, baletit dhe artit figurativ. Barazia e të gjitha arteve është koncepti, me të cilin është vënë fillimi i “Apollonijës”. Formula e festivalit ka mbetur e pa devijuar gjatë viteve, kurse popullariteti i tij i madh i dedikohet synimit të tregojë krijuesit më të talentuar dhe arritjet e tyre.
Me një spektakël jubile, kushtuar 50 vjetorit nga themelimi i baletit “Arabesk”, fillon programi i “Apollonijës” së sivjetshme. Në afishe janë përfshirë mbi 70 ngjarje aktuale kulturore për vlerësuesit. Në skenën muzikore në Sozopoll do të prezantohen prima e operës Aleksandrina Pendaçanska, këngëtarët e xhazit Hillda Kazasjan dhe Vasill Petrov, pianisti dhe kompozitor Zhivko Petrov, Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare, rok grupet e njohura FSB, BTR dhe “Fondacioni” e të tjerë.
“Publiku dhe vetë artistët janë njohja për ne gjatë të gjithë këtyre 35 vjetëve dhe për shkak të tyre programi ynë jubile është bërë kështu që të gjithë të jenë të lumtur dhe të shikojnë në qytetin Sozopoll të dashurit dhe të preferuarit të vet - artistë, shkrimtarë, poetë të cilët i respektojnë dhe të cilët sivjet kanë pasur shfaqje të mrekullueshme” - thotë Margarita Dimitrova, drejtoreshë artistike e festivalit akoma që nga krijimi i tij.
“35 vjet janë një festë e vërtetë e këmbënguljes, e dashurisë ndaj artit. Ne arritëm ta bëjmë festivalin të tillë, saqë qyteti turistik të mbushet kur fillojnë ngjarjet tona. U bë kështu gjatë viteve të fundit, që shumë bullgarë kryesisht muzikantë, punojnë nëpër botë dhe unë luhatem për faktin, sesi duhet të flasim për ta - si bullgarë ose si emra nga skena botërore. Ata në fakt prezantojnë artin tonë përpara botës dhe tregojnë këtë të cilën e kanë mësuar tek ne. Për shembull këngëtarja e operës Aleksandrina Pendaçanska, e cila nisi klasën e saj të mjeshtërisë përpara disa ditëve në qytetin Sozopoll. Kjo është klasa e saj e parë e tillë këtu dhe shpresoj të mund të transmetojë përvojën e saj kolegëve të vet më të rinj, por mjerisht ajo nuk jeton përherë në Bullgari dhe rrallë mund të vijë për vizitë.
Stanisllav Hvërçillkov, i cili është një kitarist i shkëlqyer dhe prej viteve jeton në Angli, jep mësime dhe krijon krijime të veta, po kështu do të ketë koncert në programin e festivalit. Këto janë vetëm një pjesë nga bullgarët e shkëlqyer të cilët e prezantojnë dhe e shpërndajnë kulturën bullgare nëpër botë”.
Margarita Dimitrova dallon edhe një ngjarje të rëndësishme muzikore në programin e “Apollonijës” - ky është koncerti i pianistit Ljudmill Angjellov,violinisti Jovan Bogosavljevic, kitaristi Cvetan Nedjallkov, Margarita Kallçeva-kontabas dhe Matias Gonzales-bandoneon. Ata do të ekzekutojnë pjesa të Astor Pacolës. Koncerti është më 31 gusht dhe pritet të tërheqë një publik të shumtë në numër. “Çdo vit, posaçërisht për festivalin tonë, në qytetin Sozopoll vijnë njerëz dhe nga jashtë – këta janë bullgarë, të cilët punojnë jashtë si dhe të huaj të shumtë të cilët e ndjekin programin e “Apollonijë” - thotë Margarita Dimitrova:
“Përpara këtyre 35 vjetëve në qytetin Sozopoll nuk qe ndërtuar asnjë sallë e re e koncerteve, mjerisht , as një skenë e re teatrale, e cila të jetë në nivelin e të gjitha këtyre ngjarjeve të cilat janë të mbledhur në një vend në ditët e festivalit. Prandaj biletat mbarojnë shumë shpejt, sepse sallat janë të vogla. Madje amfiteatri i cili është vendi me një hapësirë më të madhe, ku mund të hyjë publiku, ka vetëm 600 vende. Salla për muzikë klasike është vetëm me 100 vende dhe gjithmonë ka njerëz të cilët qëndrojnë më këmbë, sepse nuk ka sesi t'i kthesh njerëzit, të cilët vijnë çdo vit, na përshëndesin dhe gëzohen me gjithë zemër për këtë të cilën po e bëjmë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..