Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Levski po pret adhuruesit e specit të mbushur në një festival për kulinari

Specat e mbushura janë një gjellë tradicionale në Bullgari. Në ditët e afërta do të zhvillohet festivali i parë i cili i kushtohet kësaj gjelle të posaçme, që pritet të jetë shumë i shijshëm dhe zbavitës.

Festivali i specit të mbushur do të mbledhë më 31 gusht banuesit dhe miqtë e qytetit Levski, që të provojnë gjellën tradicionale, pa të cilën nuk kalon asnjë panair vendas, tubim ose festë familjare. Prandaj dhe organizatorët nga bashkia e qytetit dhe vatra e kulturës kanë vendosur të “institucionalizojnë” specin e mbushur, duke e kthyer në një markë të festivalit të vet. 

Kur u menduam se çfarë festivali kulinar të bëjmë për kënaqësinë e qytetarëve dhe të miqve, nuk kishim luhatje të mëdha, sepse speci i mbushur është sinonimi i panairit tonë-thotë kryetarja e bashkisë Ljubka Aleksandrova. Me fjalë të tjera, nuk ke qenë në panair në qytetin Levski, në qoftë se nuk ke provuar specat e mbushura të shtëpiakeve vendase. Kështu që Festivali i specit të mbushur do të shoqërojë sjelljen gazmore në qytet në fund të muajit gusht. Në fakt titulli i festivalit “Speci i mbushur-tradita më e shijshme e qytetit” sqaron çdo gjë.

Speci i mbushur në këtë krahinë detyrimisht është i kuq dhe i pjekur-të tjerat janë sekrete familjare, të transmetuara nga nëna vajzës për gatimin e një gjelle aromatike dhe pikante.

Historia e specit të mbushur është mjaft e lashtë-jo vetëm në qytet, por dhe në rajon, sepse kjo gjellë merr pjesë në menynë nëpër tubimet fshatare në forma dhe variante të ndryshme-shton kryetarja e bashkisë. Festivali ynë do të mundohet të fokusojë në vetvete  dhe kohën moderne dhe traditat, duke shpallur garë për një recetë më autentike dhe më të veçantë dhe secili do të mund të prezantojë vështrimin e vet për specin e mbushur. Receta standarde është mish i grirë, oriz dhe magjia e erëzave, të cilat janë të ndryshme për çdo një familje më vete. Ka dhe variacione të ndryshme-përfshi dhe spec të mbushur me bulgur dhe mish. Kështu që shpresojmë se do të jemi të befasuar, sepse aq familje ka në këtë krahinë, po aq të shumta janë dhe recetat për specat e mbushura.


Përveç se do të njihen me larminë e specave të mbushura, miqtë e festivalit do të dëfrejnë me veprimtari të larmishme-fëmijët do të kërkojnë se ku është i fshehur speci i vogël i artë, kurse të moshuarit do të masin forca në heqjen sa më të shpejt të bishtave dhe të mbushjes së specave me zarzavate. Arbitri në të gjitha kategoritë e mundjeve kulinare do të jetë artistja Katerina Evro / e cila është me një prejardhje shqiptare dhe për të cilën thonë se është një nga kuzhinieret më të mira mes artistëve/.

Dhe me qenë se festivali do të zhvillohet në kuadrin e panairit tradicional, pritet që qyteti të mbledhë të gjithë banuesit nga afër dhe nga larg. Kudo që të gjenden nëpër botë, ata nuk e lënë festën, na siguron Ljubka Aleksandrova.

Festivali mbledh në vetvete  emocione të shumta, shumë miq dhe njerëz të afërt. Dhe me qenë se ushqehet me dashurinë e përbashkët , ajo është dhe erëza më e mirë e specit të mbushur në ditët e panairit. Në përgjithësi njerëzit kanë nevojë të jenë bashkë dhe të ndihen si një pjesë nga tradita në vendet, ku kanë lindur. Kurse kjo është mënyra t’i afrojmë dhe të mësojmë fëmijët me të njëjtat tradita. Gëzohem se gjetëm formulën dhe shpresoj që krahas festivalit të vendosim një traditë të mirë, që të mund të këmbejmë receta çdo vit dhe të jemi në një gjendje të mirë shpirtërore.

Për humorin tonë të mirë do të kujdesen dhe muzikantët  në katër ditët e panairit-këngëtari raper - Ico Hazarta me grupin “Ëpsurt”, grupet “Diana Ekspres” dhe “ Tonika SV ” dhe folk-këngëtarja Reni. Dhe me qenë se theksi do të vihet mbi specin e mbushur, asnjë mik nuk do të mbetet i uritur-që të mund të ketë forca në fund të këndojë himnin e festivalit “Moj Conke, moj spec i kuq”.  

Foto: oblevski.com, arkiv

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD