5 gjeneralë turk kanë dhënë dorëheqje
Gazeta opozitare “Cumhuriyet” njoftoi se 5 gjeneralë nga ushtria turke kanë dhënë dorëheqje pas një mbledhje të Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë, të kryesuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Në forumin zhvilluar më 1 gusht janë shqyrtuar promovime dhe shkarkimin e oficerëve me grada të larta ushtarake. Oficerët e rezervës kanë komentuar përpara gazetës se po bëhet provë për pakësimin e numrit të ushtrisë. Dy nga gjeneralët të cilët kanë dhënë dorëheqje janë përgjigjur për zonën Siriane Idlib, ku Turqia ka prani ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë nuk e ka komentuar publikimin.
Mediet greke njoftojnë se rrjetet hekurudhore në Greqi do të rinovohen plotësisht si një pjesë nga qëllimi i deklaruar i kryeministrit Kiriakos Micotakis të kthejë sektorin e transportit në një bosht kryesor të rritjes ekonomike. Tanimë është krijuar një plan gjithëpërfshirës strategjik për modernizimin e rrjetit hekurudhor grek. Parashikohet dhe një lidhje me një shpejtësi të lartë midis Athinës dhe Selanikut, e cila të shkurtojë udhëtimin deri në rreth 3 orë.
Opozita serbe dëshiron që Bashkimi Evropian të kontribuojë për negocimin për zgjedhje të ndershme
Presidenti i Lëvizjes serbe të qytetarëve të lirë Sergjej Trifunoviç kërkoi nga Dejvid Makalistër, kryetar i komisionit mbi punët e jashtme të Parlamentit Evropian, të ndërmjetësojë në bisedimet për zgjedhje të ndershme në Serbi. Në letrën e hapur drejtuar Makalistërit, Trifunoviç theksoi se gjatë vitit 2020 duhet të zhvillohen zgjedhje të rregullta parlamentare në Serbi, por gjatë javëve të fundit pjesa më e madhe e partive opozitare seriozisht po mendojnë bojkotimin e tyre, sepse nuk ka kushte që vota të jetë e drejtë dhe e sinqertë.
30 imigrantë u gjendën në një kamion të braktisur në Maqedoninë Veriore
Një patrullë e policisë në Maqedoninë Veriore gjeti 30 imigrantë në një kamion të braktisur, të parkuar rreth rrugës në afërsi me Strumicën në pjesën juglindore të vendit. Supozohet se ata kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nga Greqia dhe u kanë paguar kontrabandistëve që t'i çojnë në Evropën Perëndimore përmes Serbisë. Tani imigrantët do të dëbohen në Greqi. Sipas të dhënave të policisë në Maqedoninë Veriore, gjatë pjesës së parë të vitit janë arrestuar mbi 10 000 imigrantë, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale në vend.
Autoritetet shqiptare kanë rrëzuar një restorant në bregun e detit, pronari i të cilit është i fotografuar të sulmojë një makinë, të marrë me qira nga turistë spanjollë në një moment, kur vendi po mundohet të spastrojë reputacionin e vet të një destinacioni të lulëzuar për pushime, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP. Në kuadrot shikohet sesi pronari hyn në makinë përmes dritares së parë, duke e thyer, kurse pas kësaj kapet pas kapakut për disa minuta, derisa turistët ikin me vrap. Pronari është i arrestuar dhe i dhënë në burg. Autoritetet shqiptare u kanë kërkuar falje turistëve, kurse kryeministri Edi Rama personalisht e ka dënuar “barbarin që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithë”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..