Sot në bregun e Danubit afër fshatit Vetren pranë qytetit Silistra, Bullgari Verilindore, akustojnë pjesëmarrësit e Regatës Ndërkombëtare të Kanotazhit TID 2019. Distanca që duhet të kalohet në lumin Danub tejkalon 2500 km. Aktiviteti zhvillohet çdo vit që nga viti 1956. Regata startoi më 22 qershor tek burimet e lumit pranë Ingolstadt të Gjermanisë dhe do të përfundojë më 5 shtator tek delta e Danubit në Rumani. Në edicionin e sivjetshëm, i cili është i 64 me radhë, marrin pjesë sportistë nga të gjitha shtetet, ku rrjedh lumi Danub, si dhe nga Maqedonia e Veriut, Holanda, Danimarka, Anglia, Kanadaja, Australia dhe SHBA-ja.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..