Në pushimoren Banjo Minerale të Stara Zagorës hapet edicioni i 14-të i Tubimit kombëtar folklorik trak “Shputa e Hyjlindëses”. Ai mban emrin e zonës “Shputa e Hyjlindëses” e cila konsiderohet një vend i shenjtë plotë energji. Sipas legjendës aty zbriti Hyjlindësja për të shpëtuar një të krishteri të persekutuar, ndërsa shputa e saj la gjurmë në një shkëmb dhe formoi një govatë gurore e cila gjithnjë është plotë me ujë nuk thahet kurrë. Shumë njerëz vijnë këtu me shpresën të shërohen.
Qëllimi i festivalit, i cili sivjet mbahet më 24 dhe 25 gusht, është të ruhen traditat folklorike dhe zakonet popullore jo vetëm në trevat trake, por edhe në mbarë Bullgarinë. Në programin e konkursit marrin pjesë ansamble të instrumentistëve dhe të vallëzimit, kore popullore. Vizituesit mund të shikojnë shfaqjen “Oborri i fshatit” kushtuar mënyrës së jetesës dhe kulturës tradicionale të bullgarëve dhe të blejnë suvenire nga ekspozita Pazar “Rruga e zanateve”.Shkolla Kombëtare për Artet Folklorike "Filip Kutev" nuk është një shkollë e zakonshme, por një fabrikë e vërtetë për talente. Kjo është shkolla e parë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan për studimin profesional të folklorit. Ndodhet në zemër të..
Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga..
Dita e Shën Vangjelizmoit (Ungjillëzimi i Hyjlindëses) është një ditë e shenjtë, simbol i mëshirës së pafund të Zotit ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj figurës së gruas, e bekuar për të sjellë një jetë të re, por edhe mishërim i dëshirës së..