Studenti 20 vjeçar Aleksandër Popov notoi me sukses kanalin e La Manshit për 13.58 orë. Krahas kësaj sfide Popovi, i cili nuk është notar profesional, kishte për qëllim të grumbullojë mjete për bamirësi. Nëpërmjet nismës së tij u mblodhën afro 5000 paund në përkrahje të një organizate britanike, e cila ndihmon njerëzit pa strehë.
Në vitin 2007 një bullgar tjetër – notari i madh Petër Stojçev shënoi rekord në notimin e kanalit të La Manshit për 6.57:50 orë. Kështu ai u bë njeriu i parë i cili e kapërceu distancën për më pak se 7 orë.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..