Masa të rritura të sigurisë ka në aeroportet e Sofjes, Plovdivit, Varnës dhe të Burgasit pas kërcënimeve të djeshme për bomba. Ato ua dërguan aeroporteve dhe disa mediave me anë të postës elektronike. Në Aeroportin e Sofjes nuk kishte nevojë për evakuimin e pasagjerëve dhe nuk u ndërprenë fluturimet. Pasagjerët u evakuuan në Aeroportin e Plovdivit. Alarmim të rremë për bombë kishte edhe në Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Nëpunësit e BNT-së u evakuuan brenda tri orësh. Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dje janë dërguar njoftime të tilla edhe në shtete të tjera të BE-së. Skema ka qenë e njëjtë – sinjalet u janë dërguar aeroporteve dhe mediave.
Sipas informacionit të Drejtorisë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar, njoftimet elektronike me kërcënim për pajisje shpërthyese iu dërguan adresave bullgare përmes serverave kompjuterikë që janë në Zvicër dhe në Ishujt Sejshelle.
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..