Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa të rritura të sigurisë në aeroportet në Bullgari pas alarmimeve për bombë ditën e mërkurë

| rinovuar më 19-08-22 4.07.MD
2
Aeroporti i Sofjes
Foto: Lluziza Llazarova, BNR

Masa të rritura të sigurisë ka në aeroportet e Sofjes, Plovdivit, Varnës dhe të Burgasit pas kërcënimeve të djeshme për bomba. Ato ua dërguan aeroporteve dhe disa mediave me anë të postës elektronike. Në Aeroportin e Sofjes nuk kishte nevojë për evakuimin e pasagjerëve dhe nuk u ndërprenë fluturimet. Pasagjerët u evakuuan në Aeroportin e Plovdivit. Alarmim të rremë për bombë kishte edhe në Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Nëpunësit e BNT-së u evakuuan brenda tri orësh. Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dje janë dërguar njoftime të tilla edhe në shtete të tjera të BE-së. Skema ka qenë e njëjtë – sinjalet u janë dërguar aeroporteve dhe mediave.

Sipas informacionit të Drejtorisë Kryesore  të Luftës me Krimin e Organizuar, njoftimet elektronike me kërcënim për pajisje shpërthyese iu dërguan adresave bullgare përmes serverave kompjuterikë që janë në Zvicër dhe në Ishujt Sejshelle.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD