Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë Ayman Safadi, me të cilin shqyrtuan mundësinë për këmbim përvoje dhe bashkëpunim në luftimin e radikalizmit. “Mund të luftojmë së bashku për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, deklaroi Ministrja Zaharieva. Në takimin e saj me Ayman Safadi – Ministri i parë i Jashtëm i Jordanisë, i cili e ka vizituar vendin tonë, u shqyrtuan marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve tona. U shënua dhe fakti se Bullgaria është duke punuar mbi një projekt, i cili do t’u sigurojë shtetasve të Jordanisë mundësi për të marrë arsim cilësor të lartë në universitetet bullgare.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..