Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është duke u xhiruar filmi i dytë bullgar me pjesëmarrjen e Chloe Rahal

Është duke u xhiruar filmi i dytë bullgar me pjesëmarrjen e Chloe Rahal – bija e aktorit bullgar Bashar Rahal, i cili ka marrë pjesë në shumë filma në Hollivud. Para pak kohe Chloe fitoi çmimin e parë në konkursin amerikan “Çmime kombëtare për arte rinore". Adoleshentja, e cila është duke bërë studime në shkollën për arte teatrale në Los Anxhelos dhe po ecën në rrugën e babait të saj, fitoi çmimin për aktoren më të mirë protagoniste, duke u mishëruar në një imazh mashkullor, pasi përballoi konkurrencën e 240 artistëve të rinj. Imazhi i Randle Patrick McMurphy nga pjesa “One Flew Over the Cuckoo's Nest /“Një fluturim mbi folenë e kukuvajkës”/ jo vetëm e radhit ndër yjet potenciale në SHBA, por e afron, edhe pse me një hap të vogël, me aktorin e saj të dashur Jack Nicholson, i cili e luajti këtë rol në filmin me të njëjtin emër në një mënyrë të shkëlqyeshme.


“Ishte diçka më e ndryshme, sepse në rolin mashkullor mishërohet një burrë i pjekur, ndërsa unë nuk jam burrë i pjekur – na tregoi Chloe Rahal – Nga ana tjetër roli i cili është në partneritet me rolin kryesor mashkullor është tepër femëror, por ai nuk mund të luhej nga një grua, sepse do t’i humbnim nuancat. Në fakt ne ndryshuam gjithçka. Unë fola shumë gjatë me regjisorin tonë për vendimin për ta ndryshuar seksin e roleve kryesore. Ai më shpjegoi se pjesa dhe filmi me pjesëmarrjen e Jack Nicholson janë shumë të njohura dhe publiku do të presë që aktorët e rinj të jenë si aktorët tashmë të njohur. Mirëpo, kjo nuk është e mundur. Askush nuk mund ta luajë këtë rol si Jack Nicholson. Prandaj shikuesit panë diçka më të ndryshme dhe mua ky vendim më pëlqeu shumë".

Chloe e ka shoqëruar babanë e saj që si fëmijë i vogël në sheshin e xhirimeve në Holliduv, ka jetuar në qytetin e aktorëve, në rrugën e saj ka qenë shkolla teatrale “Lee Strasberg” dhe sikurse fati i saj ka qenë i qartë që në vetë fillimin. “Prindërit e mi nuk donin që të bëhesha aktore dhe u përpoqën të më orientojnë në një drejtim tjetër”, thotë aktorja e re. Ata e dinë se sa e vështirë është kjo industri dhe se duhet të jesh shumë i fortë, që të mos çmendesh.” Që në moshën 6 vjeçe Chloe u regjistrua në shkollën “Lee Strasberg”, ndërsa në moshën 10 vjeçe luajti rolin e saj të parë – të Scarlett O'Hara në “Gonë with të Wind”.


“Puna në teatër është shumë e vështirë, sepse në këtë industri ka nevojë për përpjekje të mëdha, që të gjesh punë dhe të fitosh para – ato janë edhe më pak, sesa në kinema – vazhdon tregimin e vet Chloe. - Në përgjithësi më pëlqejnë të dyja, dua të merrem me të dyja. Prandaj nuk dua të marr pjesë vetëm në filma më komercialë dhe ta harroj teatrin, sepse skena teatrale më pëlqen më shumë, sesa kamera.”

Aktualisht Chloe merr pjesë në xhirimin e filmit të saj të dytë bullgar – “Kthimi”, me regji të Niki Ilievit, ku mishërohet në rolin e një adoleshente të hutuar, e cila është në konflikt me prindërit e saj dhe ku i ati Bashar Rahal ka dy role – të aktorit dhe të producentit.

“Është më ndryshe kur punon me babin tënd – mendon Chloe Rahal. – Që të marr pjesë në film unë u paraqita në një konkurs, kishte konkurs dhe për filmin e mëparshëm. Në sheshin e xhirimeve babai im sillet me mua si me të gjithë të tjerët. Në qoftë se kam bërë gabim, vjen menjëherë që të me ndreqë. Është më emocionale kur luan me prindin – në film kam skena më të thella me të – ndoshta sepse nuk është një aktor i panjohur për mua. Madje në një moment duhej të ndalonim xhirimin, sepse fillova të qaj dhe kjo dëgjohej në mikrofon. Kështu qe është diçka më e ndryshme.”

Pasi përfundon xhirimi, Chloe do të kthehet në Los Anhelos, që t’i vazhdojë studimet. Atje ajo do të luajë rolin kryesor në një film me metrazh të shkurtër, do të luajë një rol të vogël në një film amerikan me pjesëmarrjen e yllit të Hollivudit Kate Beckinsale, i cili do të xhirohet edhe në Bullgari, edhe në Nju Jork dhe do të mishërohet në imazhin e musketarit të pestë në një version modern teatral të “Tre Musketarëve”...


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv dhe Chloe Rahal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD