Emigrantët bullgarë në Spanjë arritën me mjete dhe përpjekje të veta të hapin në pjesën veriore të vendit (kryesisht në krahinën Navarra) katër shkolla, që të mund të mësojnë fëmijët e tyre gjuhën amtare dhe të mos i humbasin rrënjat bullgare. Në thelbin e iniciativës fisnike është Sëbi Atipov nga fshati Koçan, bashkia Satovça – që prej 20 vitesh ai është emigrant në Spanjë dhe kryetar në vazhdim të shumë viteve i asociacionit bullgar “Orfeu BG”.
“Asociacioni “Orfeu BG” është krijuar gjatë vitit 2007 me qëllim ta ndihmojë komunitetin bullgar në qytetin spanjoll Pamplona të rajonit Navarr – na tregon ai. – Përveç shkollave të së dielës ne merremi edhe me veprimtari kulturore – kemi grupe folklorike, si dhe një skuadër futbolli. Përveç kësaj shpeshherë vizitojmë festa vendase dhe e përfaqësojmë Bullgarinë me këngët dhe vallet tona, me zanatet dhe produktet tona tipike. Kjo veprimtari na bashkoi, sepse kishim nevoja dhe probleme të njëjta dhe i përballonim së bashku – kështu ishte më lehtë për të gjithë ne.”
Shkollat e së dielës të hapura me përpjekjet e përbashkëta të 7 bashkatdhetarëve tanë në regjion me ndihmën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndodhen në Tafalla, Vitoria-Gasteiz dhe Tudela. Çdo një fundjavë mbi 400 fëmijë të emigrantëve kanë mësime atje të gjuhës dhe letërsisë bullgare, gjeografisë dhe historisë së Bullgarisë me ndihmën e mësuesve profesionalë bullgarë – të cilët gjithashtu kanë emigruar në kërkim të një jete më të mirë.
“Familjet bullgare kanë një problem të madh, sepse fëmijët e tyre e kalojnë tërë ditën në qytetin spanjoll dhe vetëm disa orë me prindërit e vet – thotë kryetari i “Orfeu BG”. – Prandaj bullgarishtja bëhet gjuha e dytë për këta fëmijë, madje gjuha e tretë. Në fakt fëmijët flasin në bullgarisht vetëm kur të kthehen në shtëpi në mbrëmje, duke folur me prindërit, vëllezërit dhe motrat e tyre. Kështu qe për ne ishte një qëllim dhe sfidë e madhe për t’i themeluar shkollat e së dielës, ku të gjithë të mund të flasin, lexojnë dhe shkruajnë në bullgarisht.”
Bullgarët e vegjël mësojnë për atdheun tonë jo vetëm në dhomën e klasës, por edhe nëpërmjet festave, të cilat shënohen solemnisht nga bashkësia në Pamplona. Para pak kohe ata morën pjesë në tubimin e parë të bullgarëve në Pamploma.
“Vumë fillimin e tubimit të parë bullgar në Pamplona, sepse deri tani ne nuk kemi pasur shfaqje të tilla –na tregon Sëbi Atipov – Në vigjilje të aktivitetit na pritën zyrtarisht në Bashkinë e Kryeqytetit. Të nesërmen shëtitëm në rrugët e pjesës së vjetër të Pamplonës me flamuj bullgarë, gajde dhe daulle, pas së cilës një pjesë e pjesëmarrësve u paraqitën në skenë. Kështu, në vazhdim të tërë ditës në qytet kishte interpretime të këngëtarëve popullorë bullgarë dhe të grupeve tona folklorike. Shumica prej tyre ishin nga Spanja, por kishte dhe muzikantë, të cilët kishin ardhur nga Rodopet dhe Goce Dellçev.”
Në Spanjë jeton dhe punon një nga bashkësitë më të mëdha bullgare përtej kufirit. Anëtarët e saj zënë vend në tërë strukturën sociale të vendit – avokatë, inxhinierë, mjekë, punonjës në sfera të ndryshme – ndërtues, kamerierë etj. A mund të kthehen emigrantët te ne?
“Kjo që kanë bullgarët në Spanjë është në vend të parë qetësia, na përgjigjet Sëbi Atipov. – Këtu po të jesh një punëtor i zakonshëm mund të kesh një jetë absolutisht normale. Shëndetësia është e një niveli shumë të lartë. Mund të shikoni përse përdoren tatimet tuaja dhe e gjithë kjo të bën që të ndihesh i kënaqur, sepse mjetet tuaja nuk janë harxhuar kot – ato janë derdhur në arsim, në shëndetësi, në rrugët e reja etj. Sa u përket kushteve me të cilat bullgarët do të ktheheshin në atdhe, kjo është çështje prioritetesh për çdo një familje të veçantë. Në përgjithësi vendi ynë duhet t’i arrijë shtetet më të zhvilluara në absolutisht të gjitha sferat. Deri atëherë ne emigrantët edhe pse larg atdheut do ta mbajmë Bullgarinë në zemrat tona.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv dhe Sëbi AtipovRezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..