Greqia po vazhdon të jetë në kurthin e zjarrtë
Temperatura e lartë në gërshetim me erën e fuqishme përhapën zjarre në vise të ndryshme të territorit Greqisë. Janë duke u hetuar versione të ndryshme, përfshi këtu dhe të tilla për zjarrvënie të qëllimshme. Më e prekur është Euboea – ishulli më i madh në Detin Egje. Janë djegur mijëra hektarë bimësi të egër, përfshi këtu një pyll unikal pishe. U arrit në evakuimin e fshatrave të tëra. Athina mori ndihmë evropiane për përballimin e pasojave të zjarrit, ndërsa fatkeqësia u bë sfida e parë serioze para kabinetit të ri të Greqisë të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.
Serbia është destinimi më i preferuar për investime
Serbia është në krye të indeksit për efikasitet të investimeve të drejtpërdrejta të huaja, që përgatitet çdo vit nga fDi Intelligence, një nënrepart për të dhëna i Financial Times. Indeksi Greenfield 2019 përfshin 105 shtete nga mbarë bota dhe i mat investimet e huaja (pa ato në tregtinë me pakicë) në raport me përmasën e ekonomisë përkatëse. Serbia lëvizi me një pozicion përpara në krahasim me vitin e kaluar, duke marrë 11.92 pika. Pas saj është Mali i Zi (11.49). Bullgaria është në vendin e 17 në klasifikim me 4.69 pika. fDi Intelligence konstaton se projektet e reja të investimeve në Serbi janë 107 për vitin 2018, gjë që përbën një rritje prej mbi 20 për qind sipas bazës vjetore. Sektorët e preferuar për investimet e huaja janë komponentët automobilistikë, ushqimet dhe produktet e duhanit, tekstili dhe pasuritë e patundshme.
Mbi 200 000 veta nga Ballkani Perëndimor janë shpërngulur në BE gjatë vitit 2018
Gjatë vitit të kaluar mbi 200 000 shtetas të vendeve nga Ballkani Perëndimor janë shpërngulur në shtete të BE-së. Këtë e tregojnë të dhënat e Shërbimit Statistikor Evropian (Eurostat), cituar nga Agjencia Maqedonase e Lajmeve “Makfaks”. Gjatë vitit 2018 nga Serbia janë larguar 51 000 veta, nga Shqipëria – 62 000, Bosnja e Hercegovina – 55 300, Kosova – 34 500, Maqedonia e Veriut – 24 300, Mali i Zi – 3 000.
Grupi legjendar Metallica i dhuroi spitalit onkologjik për fëmijë në Rumani 250 000 euro
Grupi i njohur muzikor amerikan Metallica i dhuroi 250 000 euro fondacionit rumun “Jepni jetë”, i cili është duke ndërtuar spitalin e parë onkologjik për fëmijë në vend. Dhurata u bë javën e kaluar para koncertit të grupit në Bukuresht, i cili është i katërti në vend që nga viti 1999 e këtej. Ndërtimi i spitalit në kryeqytetin rumun filloi në mes të vitit 2018 dhe pritet që të mbarojë vitin tjetër. Deri tani 260 mijë persona privatë dhe pak mbi 2000 firma kanë dhuruar mjete për ndërtimin e spitalit.
Pianisti turk me famë botërore Fazël Saj me koncert proteste
Pianisti turk me famë botërore Fazël Saj dha një koncert në të hapur në krahinën Çanakkale në përkrahje të protestës së vendasve kundër planeve për krijimin e një miniere për nxjerrje ari. Pianisti dha koncertin e vet para mijëra njerëzve, që u grumbulluan afër fshatit Kirazlë, afër të cilit duhet të ndërtohet miniera në fjalë. Ai deklaroi se ndihet krenar për veprimet e popullit turk. Megjithë sigurimet e firmës kanadeze, e cila është duke përpunuar projektin, se janë marrë masat e domosodshme kundër derdhjes së cianidit në mjedis, vendasit kanë frikë se miniera mund të çojë në ndotjen e burimeve të ujit në rajon. Përveç kësaj sipas ekologëve tashmë janë prerë 200 000 pemë dhe jo 45 000, siç është shënuar në dokument, që të sigurohet hapësira e domosdoshme për ndërtimin e minierës. Më 26 korrik aktivistët organizuan një kamp çadrash si shenjë proteste me moton “Përgjim për ujë dhe ndërgjegje”.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..