Me moton “Përsëri së bashku” “Shtëpia e Grafikës Meksikane” në Plovdivin e Vjetër tërheq vizitues me veprat e Krasimir dhe Maria Sllabakovit dhe të birit të tyre Stefan.
Familja organizon për herë të parë një ekspozitë të përbashkët në Plovdiv – bashkë me ekspozitën e përhershme të piktorit të njohur bullgar Canko Llavrenov(1896 – 1978).Ekspozita e familjes ndodhet në një prej sallave të së ashtuquajturës Shtëpi Meksikane. Janë paraqitur disa skulptura të Krasimirit, bizhuteri e Marias dhe piktura të Stefanit.
Megjithëse kanë jetuar dhe krijuar veprat e veta për një kohë të veçantë në SHBA, ata ruajnë në vetveten shpirtin e kulturës bullgare. Me ekspozitën e vet “Përsëri së bashku” krijuesit i drejtojnë mesazh publikut se uniteti dhe dashuria në familje janë e ardhmja dhe fuqia e Bullgarisë.
Ekspozita mund të shihet deri më 26 gusht dhe është pjesë e programit të projektit “Plovdivi – Kryeqytetit Evropian i Kulturës 2019”.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..