Përfundoi edicioni i dhjetë i Festivalit të Arteve për adoleshentë “The Bridge fest”, i cili zhvillohet në qytetin Vidin, afër kështjellës historike “Gjysha Vida” në bregun e Danubit. Madje vetë organizatorët mbetën të çuditur nga pjesëmarrja e madhe këtë vit. Të gjitha punishtet krijuese në qytezën e festivalit ishin plot e përplot me mbi 400 të rinj të moshës nga 16 deri në 21 vjeçe. Punishtet ishin mbi 20, të specializuara për teatër, kinema, kitarë, bateri, për mjeshtëri aktori dhe regji të dokumentarëve. Festivali tërhoqi dhe shumë fëmijë dhe të rinj nga të gjitha krahinat e vendit. Për përshtypjet e veta nga festivali na treguan Sofia dhe Radostin – vëlla dhe motër në moshën 21 vjeçe nga Sofja, të cilët u nisën për në Vidin si vullnetarë, që të ndihmojnë në përgatitjen dhe zhvillimin e aktivitetit rinor.
Për Radostinin pjesëmarrja e tij në “The Bridge fest” është një përjetim i jashtëzakonshëm, i cili e ka frymëzuar për zhvillimin e tij të ardhshëm. Ai është student në specialitetin “Kulturologji” në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, kurse para kësaj ka mbaruar Gjimnazin për gjuhën angleze në Sofje. Ai interesohet për muzikë dhe i bie shumë mirë kitarës.
“Atje kishte shumë punë për ne – vullnetarët. I furnizonim pjesëmarrësit me ushqim dhe ujë. Temperatura atje është shumë e lartë. Ne ishim 25 vullnetarë dhe ishim së bashku gjatë tërë kohës. Kishte besim të madh mes nesh. Pa pasur përgatitje të posaçme ne filluam të punojmë menjëherë si ekip që ditët e para. E përgatisnim terrenin e festivalit, ndërtonim çadra dhe pajisje më të ndryshme, puna nuk ishte e lehtë, por me shumë shaka dhe të qeshur koha kaloi shumë shpejt. Çdonjëri ndihmonte sipas mundësive të veta. Atje nuk ka punë femërore dhe punë mashkullore. Çdonjëri është mirëseardhur nëse është i motivuar dhe ka dëshirë për të punuar. Ka organizatorë, të cilat i shpërndajnë detyrat, por jo si urdhër, por si kërkesë dhe ne ndihemi të kënaqur se mund të ndihmojmë.”
Sofja ka marrë pjesë edhe në edicionin e kaluar të ngjarjes:
“Për herë të parë isha pjesëmarrëse në këtë festival në vitin 2015. Atëherë isha në moshën 16 vjeçe, por të gjithë njerëzit e ekipit të “The Bridge fest”, të cilët ishin në moshën rreth 20 vjeçe, silleshin me ne, më të vegjlit, si të barabartë” – thotë Sofia dhe shton:
“U regjistrova në punishtet e pikturimit. Përjetimi ishte shumë i mirë. Megjithëse kjo ishte pjesëmarrja ime e parë në një festival të tillë mbeta me përshtypjen se i njoh këta njerëz që prej kohe dhe jam shumë e afërt me ta. Atmosfera në Vidin i afron njerëzit. Atje bashkëjetojmë në vazhdim të 10 ditëve në një kamp çadrash. Uji i larjes është shumë i ftohtë, por kur temperatura e ajrit është 40 gradë ke nevojë pikërisht për këto dushe të ftohta.”
Aktualisht Sofia është duke bërë studime në Minevra Art Academy në Groningen në specialitetin “dizajn grafik”. Për këtë vendim të saj kanë kontribuuar përvoja dhe dituritë e grumbulluara gjatë Festivalit të Arteve në Vidin. “Dizajni grafik është gjëja e parë, që të tërheq vëmendjen po të vendosësh të blesh diçka, ose duke lundruar në internet. Dizajni grafik është kudo, ai është madje në biletën e metrosë, që e blen çdo ditë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..