Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antraksi i zbuluar në Maqedoninë e Veriut nuk e kërcënon Bullgarinë

Foto: Shefkie Çakër, BNR

Rasti i konstatuar i antraksit në Maqedoninë e Veriut nuk përbën rrezik për Bullgarinë. Sipas Agjencisë Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve antraksi është një sëmundje tipike për gjerësitë tona gjeografike dhe nuk është ndër sëmundjet ngjitëse, të cilat përhapen ndër njerëzit dhe kafshët. Sëmundja shkaktohet nga një bacil në foragjerin për kafshët. Antraksi konstatohet periodikisht edhe në Bullgari – pothuajse çdo vit, por nuk zhvillohet si epidemi dhe nuk përhapet në territore të mëdha. Po të ketë rast dyshimi pronarët e kafshëve duhet të informojnë veterinarin që të ndërmarrë masat e domosdoshme, informojnë nga Agjencia për Sigurinë e Ushqimeve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD