86% e kompanive bullgare, të cilat morën pjesë në studimin e Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë në kuadrin e projektit ERIAS – Plani i veprimit për integrimin e refugjatëve, kanë deklaruar se nuk kanë përvojë në emërimin në punë të nëpunësve nga vendet jashtë BE-së. Ata, të cilët e kanë bërë këtë deri tani, janë të kënaqur me nëpunësit e tyre. Punonjësit e emëruar janë kryesisht nga Maqedonia e Veriut, Moldavia, Rusia, Afganistani. Të huajve nga vendet e treta zakonisht u ofrohet punë në fushën e ndërtimit, montimit, transportit dhe tregtisë. Punëdhënësit shënojnë domosdoshmërinë për lehtësimin e procedurës së dhënies së lejes për akses në tregun bullgar të punës për të huajit, si dhe për informimin më të mirë të firmave bullgare se si mund t’i punësojnë huajit.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..