Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritet besimi i konsumatorëve bullgarë

Foto: arkiv

Gjatë korrikut 2019 rritet treguesi i përbashkët i besimit të konsumatorëve me 0.8 pikë në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kjo është në sajë të tendencave pozitive në besimin e qytetarëve nga qytetet më të mëdha, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Ata, të cilët jetojnë në qytete e vlerësojnë situatën, në të cilën jetojnë si më e mirë, kurse njerëzit në fshatra kanë qëndrime më negative. Shumica e konsumatorëve pohojnë se gjatë 12 muajve të fundit ka rritje të çmimeve dhe pritjet për inflacionin për vitin e ardhshëm mbeten të njëjtat. Njerëzit (sidomos ata në fshatrat dhe vendbanimet e vogla) presin se në të ardhmen e afërt (12 muajt e ardhshëm) do të ketë shkurtime të vendeve të punës. Ka dhe qëndrime më pozitive ndër banuesit e qyteteve të mëdha dhe tendenca për blerjen e sendeve për përdorim afatgjatë dhe pronave të paluajtshme gjatë 12 muajve të ardhshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 korrikun

Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jenë me diell. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-02 7.35.MD
Korman Ismaillov

Korman Ismaillov: Frika e trondit DPS-në

“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..

botuar më 24-07-02 5.01.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti i bëri thirrje NATO-s të mos dërgojë trupa në Ukrainë

Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..

botuar më 24-07-02 1.41.MD