Sot pas një votimi duhet të shpallet kandidati i ri evropian për udhëheqës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Nga gara u larguan me etapa Mariu Sentenu, i cili kryeson Eurogrupin dhe është Ministër i Financave i Portugalisë, Ministrja spanjolle e Ekonomisë Nadia Calviño, dhe ish-Eurokomisionari Oli Rehn. Më vonë sot vendet anëtare të BE-së duhet të shpallin kandidaturën e tyre të përbashkët për udhëheqës të ri të FMN-së mes ish-Ministrit të Financave të Holandës Jeroen Dijsselbloem dhe bullgares Kristalina Georgieva – kryedrejtore e Bankës Botërore. Posti i drejtorit të FMN-së u çlirua pasi Christine Lagarde, e cila ishte në këtë detyrë, u caktua për të kryesuar Bankën Qendrore Evropiane.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..