Panairi ndërkombëtar i zanateve dhe arteve “Bullgarika” do të shndërrohet për të 23-ën herë me radhë në një vend për shfaqje krijuese. Që nga 1 deri më 21 gusht atje do të marrin pjesë disa prej autorëve më të mirë në fushën e arteve të aplikuara, të zanateve artistike dhe të muzikës. Siç çdo vit publiku do të përfshihet aktivisht në ekspozitë – ai jo vetëm se do të jetë i pranishëm në krijimin e veprave, por do të mund të marrë pjesë në mësimet e zanateve dhe artit dhe të votojë për suvenirin më të bukur.
“Projekti “Të transmetosh një zanat” tregon përjetësinë e zanateve bullgare dhe atje prezantojmë autorë, të cilët e përhapin krijimtarinë e tyre – na tregon për programin e panairit Veselina Savova, kryetare e asociacionit “Bullgarika”. – Për shembull kemi një shkollë për endje, e cila ka mësuar shumë nxënës të saj për të endur, ndërsa ata, nga ana e tyre, tashmë gjithashtu i kanë nxënësit e vet. Gëzohem se po vëzhgojmë një rilindje kaq të madhe të zanateve.
Derisa para 23 vitesh disa prej mjeshtërve shqetësoheshin të thonin se ishin mjeshtër, aktualisht ata e deklarojnë këtë me krenari. Shumë zanate jo vetëm u ringjallën, por u bënë mënyrë në të cilën disa njerëz e nxjerrin bukën e gojës. Projekti tjetër tradicional quhet “Fise” dhe atje tregojmë se si zanatet trashëgohen në fis nga babai te djali, nga nëna te vajza, nga gjyshi te nipi. Çdo vit prezantojmë nja një familje dhe zejen me të cilën ajo merret. Nëpërmjet projektit “Zbulime” po kërkojmë mjeshtër në tërë vendin dhe çdo herë në qendër të vëmendjes sonë ka një autor të ri.”
Kjo që e dallon Panairin e Varnës nga ekspozitat e tjera në Bullgari është se ai grumbullon në një vend përfaqësues të zanateve artistike dhe piktorë dhe të gjithë ata krijojnë së bashku. Në galerinë “Shtëpia e Mjeshtërve” këtë verë me piktura të veta marrin pjesë krijues nga Franca, Gjermania, Sllovenia, SHBA-ja, Rusia, Koreja e Jugut. Piktorët bullgarë janë prezantuar nga Parush Parushev, Javor Vitanov, Vlladin Vlladev, ndërsa ndër mjeshtërit e theksuar të zanateve hasen emrat e drugdhendësve Tina Rahneva, Petko Petkov, të endësve Veselin Fesçiev, Darina Rahneva, të xhampunuesit Borisllav Koruxhikov.
“Gëzimi ynë më i madh është të shohim se si piktorët e mëdhenj admirojnë veprat e mjeshtërve amatorë – thotë gjithashtu Veselina Savova. – Për shembull Ivan Kostov i cili merret me drugdhendje miniaturash, verën e kaluar mori njohjen e profesorit rus Vjaçesllav Babijak dhe sipas tij këto janë disa prej veprave më të bukura që ka parë. Gjëja tjetër e dobishme është se arrijmë ta ndryshojmë jetën e mjeshtërve, të cilët nganjëherë i gjejmë në krahinat më të largëta të vendit – mjafton t’i prezantojmë para publikut. Kështu ndodhi me drugdhendësin e jashtëzakonshëm Trajan Gabrovski nga Teteveni, veprat e të cilit gëzuan sukses të madh në panair.
Prandaj është me rëndësi t’i tregojmë mjeshtërit tanë në qytete si Varna, ku ka shumë turistë dhe ku Kopshti Detar bëhet një prej vendeve më të mira tregtare gjatë verës. Atëherë autorët kuptojnë se me zanatet e tyre mund ta ushqejnë tërë familjen. Pikërisht kjo lidhje midis artit dhe mundësisë që të mbijetosh nëpërmjet talentit të vet është një prej qëllimeve tona në këtë ekspozitë.”
Panairi u hap më një koncert folklorik me pjesëmarrjen e interpretuesve nga “Aria Bulgaria” dhe të ansamblit “Varna”, do të ketë shumë atraksione për Ditën e Varnës – 15 gusht, ndërsa në mbylljen e ngjarjes do të shpallen fituesit e konkursit “Suvenire” dhe do të dorëzohen çmimet e posaçme.
Foto:bulgarika.eu
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..