Takimi i komisioneve të përbashkëta profesionale ndërmjet Ministrisë së Transportit të Bullgarisë dhe Ministrisë homologe te Kosovës ka rezultuar nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve për transportin ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave në mes dy vendeve. Kështu deri në fundin e vitit 2019 lejet e transportit bëhen 3000 më shumë. Gjatë vitit 2020 numri i tyre do të jetë 6000.
Për të nënshkruar këtë protokoll në Sofje ka qenë delegacioni i Ministrisë se Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli. Ai është takuar me Zëvendësministrin e transportit te Bullgarisë Angel Popov, Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë se Transportit Rrugor Boyko Ranovski dhe Drejtoreshën e Drejtoratit te Transportit Rrugor Tsvetelina Ilieva-Yordanova.
Sipas Ambasadorit të Kosovës tek ne z. Edon Cana shtimi i numrit të lejeve për transport është treguesi me i mirë i rritjes se shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik në mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Pjesë e grupit negociues ne takimin e komisioneve të përbashkëta ka qenë dhe Sekretari i parë i Ambasadës Bujar Desku, derisa formati i këtij takimi është derivat i Marrëveshjes për Transport të Mallrave dhe Udhëtarëve të nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë, në korrik të vitit 2011.
Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..
Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..
Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të..