Kori i fëmijëve nga Ruse “Shën Gjergji Fitimprurësi” mbaroi me sukses stinën me pjesëmarrjen e tij në konkursin koral “Seghizzi”, në qytetin italian Gorizia. Edicioni i 58 i forumit u zhvillua në disa kategori të ndryshme, ndërsa kori bullgar u paraqit shkëlqyeshëm në kategorinë për përpunime folklorike dhe këngë tradicionale, si dhe në kategorinë për vepër të re bashkëkohore. Për interpretimet e veta kori “Shën Gjergji” u dekorua nga juria ndërkombëtare prej 8 anëtarësh me një medalje të artë dhe dy të bronzta, si dhe me çmimin e posaçëm “Poezia në muzikë” për paraqitje të tërësishme. Konkursi koral ndërkombëtar u mbajt në fund të korrikut. Në të morën pjesë kore të seleksionuara nga Italia, Spanja, Ukraina, Polonia, Austria, Kanadaja, Indonezia, Filipinet, Japonia, si dhe kori bullgar nga Ruse. Dirigjentja dhe themeluesja e korit është Mina Draganova-Vllajkova, ndërsa në repertorin e tij janë përfshirë këngë rilindëse, patriotike, këndime ortodokse, përpunime folklorike dhe shembuj të muzikës korale botërore.
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..