Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria fillon ndërtimin e një laboratori të ri për hulumtime shkencore në Antarktidë

Prof. Hristo Pimpirev gjatë një nga ekspeditat e rregullta shkencore në Ishuillin Livingston
Foto: arkiv

Sivjet Bullgaria fillon ndërtimin e një laboratori të ri modern në bazën tonë shkencore në Antarktidë. Këtë e njoftoi profesori Hristo Pimpirev  - drejtori i Qendrës Kombëtare për Studime Polare në takimin që po zhvillohet në Plovdiv të Këshillit të Menaxherëve të Programeve Kombëtare Antarktike (COMNAP). Në takim ishin të pranishëm 175 delegatë nga 36 shtete. Bullgaria ka filluar veprimtarinë e saj polare në Antarktidë në vitet 1967-1969, kur një meteorolog bullgar ka marrë pjesë në ekspeditën e XIII- të antarktike sovjetike. Baza bullgare për hulumtime shkencore është krijuar në vitin 1988 në ishullin Livingston.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur në Gazë

Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit. Informacione shtesë do të bëhen të ditura në një..

botuar më 25-03-19 5.53.MD

Mbi 600 persona dhuruan gjak në vendin tonë në një ditë për të lënduarit në Maqedoninë e Veriut

Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë të dhënat e së martës. Të gjitha qendrat e gjakut raportojnë se vala e ndjeshmërisë vazhdon..

botuar më 25-03-19 5.17.MD
Protesta e heshtur para godinës së Spitalit Shtetëror Psikiatrik në Carev Brod, rajoni i Shumenit

Kujdesi psikiatrik në Bullgari mbështetet nga 572 specialistë

Punëtorët në spitalet psikiatrike shtetërore kanë hyrë në grevë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune, duke përfshirë mbrojtjen e duhur të vendit të punës, pasi punojnë me pacientë të rrezikshëm. Specialistët e rinj po ikin sepse nuk..

botuar më 25-03-19 3.26.MD