Kryeministri Bojko Borisov u takua me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes Nenad Laloviç. Të dy shqyrtuan zhvillimin e sporteve luftarake te ne dhe kandidaturën e Bullgarisë për mikpritëse të Kamionit Botëror të Mundjes për meshkuj dhe gra gjatë vitit 2023. Që prej 4 vitesh shteti livron financim suplementar për zhvillimin e mundjes për femra, përveç kësaj që të stimulojë zhvillimin e mundjes, e cila konsiderohet si sport kombëtar, shteti organizon çdo vit kampionat evropian, ose botëror në grupe të ndryshme moshe, nënvizoi Borisov. Laloviç është mysafir i posaçëm në Kampionatin Botëror për Kadetë, i cili po zhvillohet në Sofje deri më 4 gusht.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..