Rreth gjysmë mln bullgarë tashmë kanë kontrolluar nëpërmjet një aplikacioni të posaçëm në internet nëse të dhënat e tyre tashmë janë rrjedhur pas sulmit të hakerëve në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, gjatë të cilit rrodhën të dhënat e rreth 5 mln vetave. Rreth 75 për qind prej të kontrolluarve kanë marrë përgjigje pozitive. Partia Socialiste Bullgare (BSP) parashtroi në Parlament një kërkesë sipas së cilës qeveria duhet të sigurojë falas ndërrimin e dokumenteve personale të të prekurve nga sulmi i hakerëve. GERB i akuzoi socialistët se përpiqen të shkaktojnë panik në shoqëri. Agjencia e të Ardhurave bëri të ditur se nuk ka nevojë për ndërrim në masë të dokumenteve personale.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..