Alpinisti Stefan Stefaniov ngjiti majën K2, e cila është e dyta për nga lartësia pas Everestit. Gjatë natës së kaluar (25 korrik) ai ka filluar ngjitjen bashkë me 18 veta të tjerë. Ngjitja e kësaj maje është më e vështira në krahasim me të gjitha majat e tjera me lartësi mbi 8 mijë metra dhe është në vend të dytë për nga rastet e vdekjes pas Anapurna. Disa ditë më parë, më 18 korrik ai, bashkë me një grup të madh alpinistësh, kanë arritur kampin e fundit para majës, i cili ndodhet 400 metra poshtë saj, por për shkak të këshillave të sherpëve kanë pritur atje kushte më të favorshme. Gjatë majit Stefan Stefanovi ngjiti majën e tretë për nga lartësia në botë Kangchenjunga, kurse pranverën e kaluar – Everestin.
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..