Komisioni Sportiv i Kalifornisë rivendosi licencën e Kubrat Pulevit dhe ai do të mund të boksojë profesionalisht në shtetin amerikan. Kjo u realizua pasi vetë Kubrati iu përgjigj disa pyetjeve të anëtarëve të Komisionit. Ju rikujtojmë se boksieri bullgar e humbi licencën e vet, pasi puthi publikisht gazetaren Jennifer Ravalo. Ajo bashkë me avokaten e vet Gloria Allred lexuan deklarata të gjata dhe u përpoqën ta bindin Komisionin për të ndëshkuar jo vetëm Pulevin, por edhe promotorin e tij Bob Arum. Me unitet të plotë 6 anëtarët e Komisionit Sportiv morën vendim në dobi të bullgarit, por me kushtin se ne rast lëndimi tjetër të tillë në të ardhmen nga ana e bullgarit licenca e tij do të hiqet për gjithmonë.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..