Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përrallat prej balte të mjeshtrit Stojan Rajnov

Foto: BGNES

“Jo çdo gjë vdes” është titulli  i veprës së Stojan Rajnovit, të zgjedhur për emblemë të ekspozitës së përzier, kushtuar trashëgimisë së njërit prej piktorëve më të talentuar dhe produktivë të qeramikës së pikturuar bullgare. Ekspozita, e renditur në galerinë  “Vaska Emanuillova” në Sofje, përfshin ilustrime nga vitet e tij të para dhe krijime prej qeramike nga periudha e tij e pjekur krijuese. Një vend i posaçëm u është kushtuar 23 krijimeve, të cilat janë pjesë  nga ekspozita-muze e Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative dhe detyrave mësimore të studentëve të tij nga periudha e viteve 1932 deri në vitin 1961.

Sipas fjalëve të muratorit nga Galeria e Arteve Figurative e qytetit të Sofjes Neda Zhivkova, ekspozita është e rëndësishme sepse e prezanton Rajnovin njëkohësisht si piktor dhe profesor i dashur në Akademinë e Arteve Figurative.

Përpara se ta zgjedhë qeramikën, Rajov është ilustrues, piktor, grafik dhe kjo mund të vihet re në veprën “Jo çdo gjë vdes”. Subjekti është një profil i stilizuar i një gruaje nga Lindja. Është përdorur teknikë qeramike në formë mozaiku, që është një gjë e rrallë për artin vendas. “Bile firmën e tij Stojan Rajnovi  e ka vënë në mënyrë vertikale, me të cilën rikujton stilin e modernistëve gjatë kësaj periudhe. Kjo nuk na befason, sepse piktori ka mësuar në disa nga atelietë më të rëndësishme  në kryeqytetet evropiane, të lidhura me qeramikën” - thotë Neda Zhivkova.

Në shtypin periodik gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar flitet se me qeramikë  merren kryesisht gratë, të cilat kështu e përgatisin pajën e dasmës dhe e pasurojnë me qeramikë të punuar në dorë. Kështu qeramika është konsideruar si një hobi dhe një lloj veprimtarie artizanale. Stojan Rajnov vë fillimin e trajtimi të qeramikës si një lloj arti. Një dëshmi për këtë është se pasi përfundon specializimin e tij jashtë shtetit piktori kthehet dhe jep mësim në Akademinë e Arteve Figurative, gjatë vitit 1932 aplikon teknika të shumta të reja, smalt modern, të cilat deri në këtë moment  nuk kanë qenë të njohura këtu. Ja një vazo e tij, e cila është në stilin Sezession. Në të janë të pikturuara gjethe prej gështenje, shpendë, format e sendeve po kështu janë shumë moderne për kohën e vet, por duken aktuale dhe sot.”

Kur Stojan Rajnov kthehet nga shkolla evropiane, ai fillon të studiojë me hollësi qeramikën bullgare dhe arrin të gërshetojë përvojën e grumbulluar jashtë shtetit  me stilin kombëtar bullgar, kurse rezultatet janë marramendëse. Bile në disa enë prej qeramike në pamje të parë tepër të zakonshme, specialistët zbulojnë eksperimente të shkëlqyera me glazura dhe smalt eksperimentale me pjekjen e qeramikës në temperatura të ndryshme. Ja akoma nga Neda Zhivkova:

“Stojan Rajnov ndodhet në hijen e vëllait të tij të njohur Nikollaj Rajnov, i cili është një figurë e fuqishme në art dhe në letërsi. Piktori është një pjesë nga një rreth artistik shumë interesant për kohën e vet, i cili i lidh personalitetet e mëdha nga kjo periudhë, mes të cilave janë Geo Milev, Dimço Debeljanov, Nikollaj Liliev, Sirak Skitnik e kështu me radhë. Dy nga veprat e tij më të shquara, të paraqitura në ekspozitë, janë vazo të pikturuara me pjesë nga një krijim letrar. Citatet janë nga përmbledhja “Legjendat e Bogomilëve” të Nikollaj Ranovit, i cili është shumë aktual gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar. Pas vitit 1944 krijimtaria e tij ndryshon shumë. Zhduken motivet e Sezessionit, ndryshojnë pamjet dhe temat. Stojan Rajnov përqendrohet shumë më tepër mbi veprimtarinë e tij si pedagog, por nuk pushon të eksperimentojë dhe të jetë një novator në fushën e qeramikës artistike”.


Foto: galerinë  “Vaska Emanuillova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD