Një burrë 20 vjeçar u arrestua për sulmin e hakerëve kundër serverëve të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve. I dyshuari është nëpunës në një firmë të sigurisë kibernetike dhe testoi sigurimin e rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike. Hetuesit analizojnë informacionin e koduar në kompjuterët e konfiskuar gjatë arrestimit. Në një pjesë prej tyre u zbuluan gjurma të cilat çojnë te sulmi i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve. Porositësit e krimit janë bullgarë, njoftoi zëdhënësi i Agjencisë Rosen Bëçvarov. Ka dyshime të arsyeshme, se letra dërguar mediave, në të cilën thuhet se autori është rus, nuk është nga bërësi i vërtetë i sulmit, shtoi zëdhënësi.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..