Nën shenjën e artit, kulturës dhe muzikës do të kalojë gjysma e dytë e muajit korrik në qytetin Sozopoll. Vendpushimi më i dashur për breza të tërë bullgarësh për shkak të bukurisë dhe shpirtit të vet të papërsëritshëm, është një qendër tërheqëse për elitën artistike bullgare gjatë kohës së Festave të Arteve “Apollonia” të cilat fillojnë më 29 gusht.
Por deri atëherë, një seri prej ngjarjeve të ndryshme do të tërheqin vëmendjen e publikut dhe do të përmbushin ditët e pushimit me emocione dhe përjetime të shumta dhe të paharrueshme. Një pjesë prej tyre është Akademia Ndërkombëtare e Verore e Arteve. Programi fillon nga data 16 korrik dhe premton një larmi të madhe – fotografi, pikturim, shkrim krijues, klasa mjeshtërore të të kënduarit operistik, klasa të kontrabasit dhe akoma shumë surpriza të tjera.
Ideja për Akademinë lindi gjatë vitit 2004, kur flautisti Gjeorgji Spasov bëri një klasë të vet mjeshtërore në qytetin Sozopoll. Nisma u miratua nga kolegët e të tij muzikantë, si dhe të artistëve nga sferat e tjera dhe kështu shembullin e tij e njekën njerëzit e teatrit, pikturimit dhe letërsisë. Mbi 30 janë pedagogët e Akademisë gjatë viteve, mes të cilëve këngëtarja e xhazit Jëlldëz Ibrahimova, prima operistike Darina Takova, violinisti Vesko Eshkenazi , regjisori Javor Gërdev e të tjerë.
Deri tani kemi zhvilluar 95 klasa mjeshtërore në 7 gjini të ndryshme - sqaron drejtori administrativ i Akademisë Petja Velikova-Dimitrova. Në to kanë marrë pjesë 772 të rinj të talentuar prej më shumë se 16 shteteve, mes të cilave Panama, Brazili, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Sivjet do të kemi 9 klasa mjeshtërore ku mes tyre është dhe kjo e klarinetistit të njohur botërisht francez Pol Majer, i cili deri në këtë moment nuk ka zhvilluar klasa mjeshtërore në asnjë vend në gadishullin Ballkanik. Ai është si një interpretues virtuoz, kështu dhe dirigjent. Është dekoruar me çmimet më të larta në Francë. Përveç kësaj, për herë të parë në kuadrin e Akademisë do të ketë dhe një klasë në gazetarinë artistike dhe praktika PR me pedagoge Rajna Damjani. Është parashikuar dhe një kurs në fotografinë artistike, të drejtuar nga Margarita Ruseva-një artiste e re vizuale me praktikë ndërkombëtare. Një klasë në artin e pikturimit do të drejtojë dhe grafisti ynë i madh Dimo Kolibarov. Deri në këtë moment për klasat mjeshtërore janë regjistruar 48 pjesëmarrës. Mes tyre ka të tillë nga Turqia, Ukraina, Japonia dhe Italia.
Sivjet akademia do të zhvillohet në dy pjesë, në dy qytete të ndryshme. Në qytetin Sozopoll ajo vazhdon deri më 31 korrik, kurse nga data 1 deri më 10 shtator – në Burgas.
Klasa e mjeshtërisë në klarinetë, do të zhvillohet në qytetin Burgas, sepse këtu publiku është mjaft më shumë. Disponojmë me sallë në të cilën pedagogët Pol Majer, Denica Llafçeva dhe Maria Prins akompanjistë do të mund të realizojnë koncertin e tyre më 5 shtator, tregon Petja Dimitrova dhe shton se klasa mjeshtërore në klarinetë do të vzhvillohet nga data 2 deri më 8 shtator, kurse të regjistruar për të deri në këtë moment janë 9 pjesëmarrës – nga Austria, Gjermania, Italia dhe 3 nga Bullgaria. Sa i përket programit shoqërues gjatë muajit shtator, ai do të përfshijë një ekspozitë, kushtuar pjesëmarrësve në konkursin për fotografi, të quajtur “Gjuetarët e momenteve”.
Foto:artacademy-bg.com
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hapu në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..