Qeveria bullgare miratoi nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të avionëve të rinj luftarakë F-16. Bullgaria do të blejë 6 avionë me një vend dhe dy me 2 vende. Çmimi i përafërt është 1,25 mlrd dollarë. Bullgaria ka negociuar 60 miliona dollarë më pak në krahasim me çmimin e shpallur paraprakisht, komentoi ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Por më parë marrëveshja duhet të miratohet nga Kongresi në Uashington dhe pritet se çmimi real për paketën e makinave, pajisjeve dhe shërbimeve të lidhura me to do të ulet akoma – nën 1,2 mlrd. dollarë. Para nënshkrimit përfundimtar të marrëveshjes Parlamenti bullgar gjithashtu duhet të jepe pëlqimin e vet për marrëveshjen dhe për mënyrën e pagimit.
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..