Kiriakos Mitsotakis dha betim si kryeministër i Greqisë
Lideri i “Demokracisë së Re” Kiriakos Mitsotakis dha betim si kryeministër i Greqisë pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara gjatë së dielës. Partia e tij e së qendrës së djathtë fitoi kundër partisë së kryeministrit të deritanishëm SIRIZA me pothuaj 40% prej votave dhe kështu do të ketë mundësinë të qeverisë vetë. Në deklaratën e vet të parë pas shpalljes së rezultateve Mitsotakis premtoi të punojë me këmbëngulje për t’u përgjigjur pritjeve e zgjedhësve. SIRIZA mori pothuaj 32% prej votave të grekëve dhe kështu u bë partia më e madhe opozitare.
Kroacia – kandidate për valutën unike
Zagrebi ka nisur procedurën për të hyrë në mekanizmin e shkëmbimeve europiane (ERM II) që do t’i lejojë vendit për të aderuar në monedhën unike. Zagrebi shpreson se do të mund të hyjë në ERM II – ashtuquajturën “dhomë pritjeje” brenda mesit të vitit 2020 dhe se do të futet në zonën euro tri vite më vonë. Në përkrahje të kandidaturës së vet Kroacia paraqiti dhe planin e saj për reforma, të cilat do t’i zbatojë para se të hyjë në ERM II dhe deklaroi se është arritur një ulje e konsiderueshme e disbalancave në vend.
Një hap përpara drejt ndërtimit të gazsjellësit mes Egjiptit dhe Qipros
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit të drejtpërdrejtë midis shtetit të tij dhe Qipros. Marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit të parë detar për transmetimin e gazit qipriot në Egjipt, i cili pastaj do të rieksportohet në Evropë, ishte nënshkruar nga qeveritë e të dy vendeve më 19 shtator 2018. Dokumenti qëllon garantimin e sigurisë së furnizimeve të gazit natyror dhe shmangien e tatimit dyfishtë në këtë tregti. Zbulimi i fushave të gazit në Mesdheun Lindor çoi deri në përforcimin e dialogut midis Egjiptit, Qipros, Greqisë dhe Izraelit, por edhe në tension me Turqinë.
UNESKO-ja kërkon shkatërrimin e mbi 1000 objekteve ilegale në Ohër
Ohri ka mundësi të evitojë përfshirjen e vet në listën negative të trashëgimisë së rrezikuar kulturore. Deri më 1 shkurt Ohri, i cili është pjesë e listave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESJKO-së përkatësisht nga viti 1979 dhe 1980, duhet të zbatojë 19 rekomandime të hartuara nga Komisioni për mbrojtjen e rajonit. Hapi i parë para autoriteteve lokale është shkatërrimi i më shumë se 1000 godinave të ndërtuara në bregun e Liqenit të Ohrit dhe ndalimi i të gjitha punimeve të lidhura me ndërtim pranë liqenit. Pritet se UNESKO-ja do të shqyrtojë përsëri çështjen e Liqenin e Ohrit në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për trashëgiminë botërore gjatë qershorit të vitit 2020.
Turqia – në top 10 të vendeve më të mira për jetë dhe punë
Turqia zuri vendin e dhjetë në klasifikimin e ekspertëve –specialistë, të cilët jetojnë në vende të huaja. Të dhënat janë nga studimi Expat Explorer, i zhvilluar me porosi të bankës HSBC. Në anketë, e cila zhvillohet për vitin e 12-të me radhë kanë marrë pjesë 18 mijë veta nga 163 vende. Janë analizuar disa parametra si mundësia për përfitimin e zakoneve të reja, balanca midis punës dhe jetës personale, garancitë për punësimin, perspektivat për fitim. Para Turqisë në klasifikim ndodhen Zvicra, Singapori, Kanadaja, Spanja, Zelanda e Re dhe Australia.
Mbi 60 000 turistë në festivalin muzikor “Exit” në Serbi
Edicioni i sivjetshëm i festivalit “Exit” në Novi Sad të Serbisë mblodhi 60 mijë turistë nga 90 vende. Festivali filloi më 4 korrik dhe në të morën pjesë pothuaj 100 banda nga tërë bota.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..