Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policia zbuloi fabrika ilegale për cigare, ku kanë punuar ukrainas dhe moldavianë

Foto: BTA

Dy fabrika ilegale për cigare ishin kontrolluar në rajonin  e qytetit Plovdiv – në fshatrat Trud dhe Rëzhevo Konare. Në Trud po ndodhen kryeministri Bojko Borisov dhe nënkryetari i Prokurorisë Ivan Geshev, kështu edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivajllo Ivanov. Kryeministri informoi se fabrika atje ka prodhuar cigare me cilësi shumë të lartë me marka të njohura botërisht dhe prodhimi ka dëmtuar buxhetin me rreth 7,5 miliona euro pë rmuaj. Puna në fabrikë ka qenë organizuar shumë mirë dhe të gjithë punëtorët kanë qenë njerëz nga Moldavia dhe Ukraina. Sipas Borisovit në të janë investuar të paktën 5 miliona euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka rrezik për ekosistemin pas derdhjes së mazutit në afërsi të Varnës

Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..

botuar më 25-04-01 11.06.PD

Një ditë plot të qeshura në Muzeun e Humorit në Gabrovo

Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..

botuar më 25-04-01 9.07.PD

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD