Lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev u tërhoq nga gara për postin e kryetarit të Parlamentit Evropian. Pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkimit Evropian kryeministri Bojko Borisov shprehu kënaqësi për vendimet e arritura për shpërndarjen e posteve të larta në BE. Partia Popullore Evropiane do të vazhdojë të mbajë kryesinë e Komisionit Evropian, shtoi Borisovi. Sipas tij Kryetari i ri i Këshillit Evropian Sharl Mishel (Charles Michel) është “një mik shumë i mirë i Bullgarisë”. Me Ursula von der Leyen, e cila ishte propozuar për kryetaren e Komisionit Evropian, kryeministri shpjegoi se mban kontakte të mira të drejtpërdrejta, kurse për Kristine Lagard (Christine Lagarde) ai mendon se është një profesioniste e shkëlqyer, e cila do të jetë e rëndësishme për procesin e aderimit të Bullgarisë në Eurozonë.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..